Flash News

KRYESORE

“Veprim force e jo ligji, vetëm pas skandalit”, gazetarë e politikanë komentojnë aksionin e IKMT në restorantin e Kokëdhimës

IKMT zbarkoi që herët në mëngjes sot fadromat dhe mjetet e rënda për të vënë në zbatim urdhrin për shembjen e restorant ‘Panorma’ në Porto Palermo.

Vendimi për shembjen e tij erdhi pasi restoranti në pronësi të Mihal Kokëdhimës rezultoi të jetë ndërtuar pa leje buzë detit, ndonëse në proces legalizimi.

Por, paligjshmëria e këtij subjekti u vu në dukje nga vetë pronari i saj, Mihal Kokëdhima, teksa u përfshi në një skandal, duke sulmuar një grup turistësh spanjollë, pasi këta të fundit u larguan nga lokali i tij, pasi nuk ishin të kënaqur me shërbimin e ofruar.

Ngjarja bëri bujë edhe pas publikimit të videos, të xhiruar nga vetë turistët e terrorizuar prej veprimit të Kokëdhimës, i cili hipi mbi mjetin e tyre në lëvizje dhe qëndroi duke goditur xhamin e përparmë  me grusht për 3 km.

Ngjarja mori më shumë vëmendje edhe pas reagimit nga ana e zyrtarëve, përfshirë edhe kryeministrin e vendit, i cili e dënoi si ‘barbar’ protagonistin e këtij episodi.

Mihal Kokëdhima sot ndodhet në ‘arrest me burg’, i akuzuar për tri vepra penale: “kanosje’, ‘shkatërrim i pronës’ dhe ‘dëmtime të tjera me dashje’.

Por, a do të zhvillohej sot aksioni i IKMT, duke zbatuar ligjin për ndërtim pa leje dhe a do t’i jepnin mediat një vëmendje të tillë maksimale?

Gazetarë, përfaqësues politikë e kanë komentuar aksionin e sotëm më shumë si një veprim force se sa zbatim  të ligjit.

Lexoni reagimet e plota:

Të fundit