KRYESORE

Video/ Elvana Gjata kthehet fuqishëm, risjell këngën e Shkurte Fejzës si dedikim për Kosovën

Video/ Elvana Gjata kthehet fuqishëm, risjell këngën e Shkurte
Që prej ngjarjes së vrasjes në ish-Bllok, Elvana Gjata i kishte munguar shumë publikut shqiptar. Prej asaj kohe, Elvana nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor por as nuk ka qenë e pranishme tek fansat e saj qofte dhe me një postim në rrjetet sociale. Elvana ka zgjedhur pikërisht Kosovën për t`u rikthyer sërish në muzikë, aty ku fansat e saj janë më të zjarrtë. Ajo zgjodhi një ditë shumë të rëndësishme për gjithë shqiptarët, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në një koncert madhështor, Elvana performoi disa nga këngët e saj dhe një kolazh dedikuar enkas asaj dite. Surpriza e mbrëmjes ishte kënga "Mora fjalë", këngë e Shkurte Fejzës. Kur Elvana solli këtë këngë në versionin e saj, ishte momenti më kulminant i mbrëmjes, duke i dhënë shumë emocion performancës së saj live.  
 
View this post on Instagram
 

@elvanagjataaaa live 👏🏻❤️

A post shared by Kenge Te Reja / Albanian Music (@keng_te__reja) on

Të fundit