Flash News

KRYESORE

Video/ Tension në rrugën Korçë – Bilisht, Salianji debat me zv/drejtorin e Policisë

Video/ Tension në rrugën Korçë – Bilisht, Salianji

Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur në aksin Korçë-Bilisht, me qëllim bllokimin e eskortës së kryeministri Edi Rama, i cili po vazhdon takimet elektorale para zgjedhjeve të 30 qershorit. Bashkë me protestuesit janë edhe tre ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu nga radhët e PD dhe Endrit Braimllari i LSI. Për të mbajtur nën kontroll turmën, janë me dhjetëra forca policie të zhvendosura aty.

Për të menaxhuar punën e Policisë së Korçës dhe të FNSH është edhe zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Ky i fundit pati një përplasje me ish deputetin Salianji.

“Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt mos bëj të fortin me qytetarët. Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës”, i tha Salianji zv/ drejtori të policisë.

Ndërsa Loka iu përgjigj: “Je marrë me të gjithë por mua me njeh ndryshe”.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/wats-video.mp4"][/video]

 

Të fundit