Flash News

KRYESORE

Vuçiç nxehet për shqiponjën e Shaqirit dhe Xhakës, paralajmëron Thaçin: E shohim nesër në Bruksel...

Vuçiç nxehet për shqiponjën e Shaqirit dhe Xhakës,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar për simbolin e shqiponjës që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë gjatë festimit të golave kundër Kombëtares së tij.

Vuçiç është përpjekur të japë mesazh bashkimi për kombin e tij, të cilët e shohin veten gjithnjë e më shumë jashtë Kupës së Botës, ndërkohë që shqiptarët e Zvicrës dhe Kroacia kanë avancuar drejt kualifikimit.

“Kombi ynë është i bashkuar. Ne nuk i fyem,  nuk treguam urrejtje. Serbët ishin të guximshëm sepse kanë dashuri të madhe për atdheun. Ndërsa ata që na urrejnë, treguan vlerat e tyre me gjestin që bën. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka paralajmëruar se këtë çështje do e ngrejë edhe në takimin me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel, ku do të vijojnë dialogun midis dy shteteve.

“Këtë rast do e shohim nesër në Bruksel. Gjithkush duhet të luftojë në fushën e tyre”, është shprehur presidenti serb.

Ditën e djeshme ai kritikoi gjithashtu disa prej futbollistëve kroatë që festuan fitoren ndaj Argjentinës me këngë anti-serbe.

Federata Serbe kërkon dënimin e Xhakës dhe Shaqirit: Do protestojmë në FIFA

300 shqiptarë dhe serbë rrezikuan përplasjen në Shtutgart pas fitores së Zvicrës

Të fundit