Flash News

KRYESORE

Zv/ministri i Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen pas skandalit për ryshfet

Zv/ministri i Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen pas skandalit

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë së Veriut, Asim Musa, dha dorëheqjen pasi u përfshi në një skandal korrupsioni. Zyrtari maqedono-veror u filmua nga emisioni investigativ “Fiks Fare’, duke marrë ryshfet, ndërsa ai ushtron detyrën e mjekut në spitalin Strugës.

Musa merrte 1 mijë euro për ndërhyrje. Zëvendësministri Musa deklaroi se kjo ishte “grackë për qëllime spektakli” atë që i kishin bërë bashkëpunëtorët e Fiks Fare.

“23 vite rresht jam në shërbim të qytetarëve, jo vetëm të vendit tonë por edhe më gjerë. Me ndershmëri dhe përkushtim. Shpesh nuk kam kursyer as rehatinë familjare për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve. Fatkeqësisht, përpjekja ime për t’iu ndihmuar qytetarëve u shndërrua në grackë për spektakël inekzistent mediatik me qëllim të dëmtimit të figurës, personalitetit tim dhe punës sime profesionale. Unë e njoftoj “pacientin” se ndërhyrja për qytetarët e huaj pa siguracion shëndetësor në vendin tonë është private dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë procedurën. Ndërsa këta ‘pacientë’ vazhdimisht përpiqeshin të krijonin kurth me çfarëdo forme të mundshme, siç e shikoni në video”, tha zoti Musa në konferencë për shtyp.

Kurse ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u tha gazetarëve se kudo ka ndëshkime për vepra të tilla ndërsa prokuroria në Strugë ka nisur hetimet.

Të fundit