Flash News

KRYESORE

100 fotot më të bukura, çelet edicioni i dytë i "Tirana Photo Festival"

100 fotot më të bukura, çelet edicioni i dytë i

Rikthehet sërish  "Tirana Photo Festival" , edicioni i dytë i festivalit më të madh fotografik në Shqipëri. Këtë vit, festivali ka nisur dje, në datën 8 tetor dhe vazhdon deri me 15 tetor. Qëllimi i këtij Festivali gjithëpërfshirës është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour si dhe të angazhojë sa më shumë artistë të rinj.

Përgatitjet për këtë festival kanë nisur prej muajsh nga DMO ALBANIA, i cili është një aktivitet i mbështetur dhe nga Ministria e Kulturës. Në këtë ekspozitë janë 100 fotot e përzgjedhura nga konkursi fotografik 3- mujor, që u zhvillua në mediat sociale nga 1 Maj-1 shtator 2019.

Përgjatë 3 muajve është zhvilluar konkursi fotografik në mediat sociale, dhe janë marrë mbi 1000 aplikime. Fotot janë dërguar me email nga aplikantët, dhe më pas janë publikuar me radhë gjithë konkurrentët në instagram.

Tema e konkursit: Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqiperisë.  Juria përbëhet nga fotografët: Roland Tasho, Gent Shkullaku dhe Leon Cika.

Të fundit