Flash News

KRYESORE

100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Veliaj: Krijojmë Agjencinë e Sportit për të nxitur të rinjtë të merren më shumë me sport

100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Veliaj: Krijojmë Agjencinë e

Bashkia e Tiranës do të krijojë së shpejti Agjencinë e Sportit, e cila do të jetë e dedikuar për zhvillimin në mënyrë të vazhdueshme të aktiviteteve sportive, njoftoi zyra e shtypit e Bashkisë.

Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, nga mjediset sportive të shkollës “Dora D’Istria”, ku u zhvillua kampionati i basketbollit mes shkollave 9-vjeçare të Njësisë 10.

“Siç kemi agjencinë e rinisë, së shpejti në Bashkinë e Tiranës do të themelojmë edhe një agjenci të sporteve, për aktivitete që deri tani i kemi bërë në mënyrë sporadike. Tani duam t’i bëjmë në mënyrë më të organizuar, duke pasur një agjenci ekskluzive vetëm për sportin, sidomos për sportin në komunitet. Nëse merremi më shumë me sport jo vetëm do të jemi më të shëndetshëm, por do të kemi edhe pak më shumë paqe me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi rëndësinë e punës në skuadër, duke përcjellë një mesazh.

 “Loja në skuadër na mëson se gjërat nuk i bëjmë dot të vetëm. Mund të jesh basketbollisti më i madh, por po nuk ta pasoi njeri topin, nuk luan dot vetëm ti. Një nga problemet që kemi në Shqipëri është se njerëzit që nuk kanë mësuar të lozin në skuadër thonë: “Secili për vete, Zoti për të gjithë”. Nuk ka secili për vete, nuk funksionon një qytet me secili për vete, nuk funksionon një shtëpi me secili për vete. Ne nuk dimë të humbasim si shoqëri, ne themi vetëm fitore, fitore, fitore, por s’ka vetëm fitore, jeta ka edhe fitore, edhe humbje, jeta ka edhe ngritje në këmbë, edhe rrëzime”, u shpreh ai.

Të fundit