Flash News

KRYESORE

"15 mln euro grante", BE iu vjen në ndihmë bizneseve të goditura nga pandemia, Soreca: Kriza e COVID-it, ende larg përfundimit

"15 mln euro grante", BE iu vjen në ndihmë bizneseve të

“15 milion Euro grante”, kjo është shuma e investuar nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të vijuar luftën ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca thekson se kriza e koronavirusit është shumë larg përfundimit, për këtë arsye kjo shumë do t’ju vinte në ndihmë bizneset e goditura nga pandemia.

Mesazhi i BE:

Më shumë lajme të mira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor!

15 milion Euro grante nga 🇪🇺 #BE për bizneset e goditura në vështirësi për të mbijetuar, 💪 forcimin e qëndrueshmërisë – dhe krijimin e kushteve për një rikuperim të qëndrueshëm.

“Kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit. Në botë dhe në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian 🇪🇺 dhuron një shtesë prej 15 milion € për rajonin. Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri 🇦🇱 së shpejti do të përfitojnë nga këto grante të Bashkimit Evropian 🇪🇺, përveç 230 milion € tashmë të alokuara për Shqipërinë dhe që po investohen aktualisht,” tha Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Të fundit