Flash News

E-TJERA

59 ditë protestës, pankartat thumbuese ndaj Ramës: Historia u përket atyre që dalin në shesh

Edhe në ditën e 59-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë zgjedhur t’i shprehin qëndrimet e tyre përmes pankartave të vendosura përgjatë bulevardit.

Në to janë pasqyruar mesazhe që lidhen me vazhdimësinë e protestës, por edhe reagime ironike ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit dhe dokumentit të prezantuar prej tij me emrin “BESA”.

Një prej pankartave mbante mbishkrimin: “Nuk jemi pjesë e librit tuaj. Jemi pjesë e historisë sonë”, ndërsa shoqërohej me foton e Edi Ramës dhe dokumentin “BESA”, duke e kthyer në një mesazh kritik ndaj retorikës së qeverisë.

Ndërkohë, të tjera pankarta përcillnin mesazhe për qëndrueshmërinë e protestës: “59, Historia vazhdon”, “59 ditë. Çdo ditë në rrugë. Çdo ditë në anën e duhur të historisë”, “Historia u përket atyre që dalin në shesh” dhe “Asnjë algoritëm nuk mund ta fshijë realitetin”.

protesta e 59 (1)protesta e 59 (5)protesta e 59 (4)protesta e 59 (3)

Të fundit