Flash News

E-TJERA

Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme të mëdha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fermë blegtorale në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti.

Flakët shpërthyen rreth mesditës dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të bazës ushqimore për bagëtitë.

Banorët e zonës dhe pronarët e fermës ndërhynë menjëherë për të shpëtuar kafshët dhe për të frenuar përhapjen e flakëve deri në mbërritjen e shërbimit zjarrfikës të Patosit.

Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe rrezikut që ai të përhapej në objektet përreth, në operacion u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse të Fierit.

Pas disa orësh ndërhyrjeje, ekipet arritën të izolonin dhe të shuanin flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Shkaqet e rënies së zjarrit dhe vlera e plotë e dëmeve po hetohen.

Të fundit