Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ballës i "serviren" vezë në dalje nga Kuvendi

Protesta para Kuvendit vijoi edhe pas përfundimit të seancës plenare, ndërsa në shënjestër të protestuesve u vu edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pasi përfundoi deklaratën për mediat jashtë godinës së Parlamentit, Balla u nis drejt automjetit të tij për t'u larguar nga zona.

Teksa makina kalonte pranë xhamisë, disa protestues hodhën vezë në drejtim të saj, në shenjë kundërshtimi ndaj mazhorancës. Veprimi u shoqërua edhe me thirrje kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.

Pavarësisht incidentit, automjeti vijoi lëvizjen dhe Taulant Balla u largua pa ndalesa nga zona e protestës.

Të fundit