Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Momenti kur Shehaj merr marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja rrëzohet në shkallë

VIDEO/ Momenti kur Shehaj merr marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja

Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara dhe largohet me vrap nga ambientet e Kuvendit.

Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar në mediat, Shehaj merr dokumentin dhe largohet me vrap, ndërsa në ndjekje të tij është vënë një sekretare e Kuvendit, e cila për pasojë është rrëzuar nga shkallët.

Siç mund të shihet në videon më poshtë, në ndihmë i kanë ardhur deputetë dhe të pranishëm në ambjentet e Kuvendit.

 

Ndërkohë vetë Shehaj, pas episodit në Kuvend, ka deklaruar për mediat se mori dokumentin pasi kishte firmosur deklaratën e konfidencialitetit.

Sipas tij, ai e mori dokumentin për ta lexuar dhe pasi u njoh me përmbajtjen e tij e riktheu sërish në zyrën ku ishte vendosur.

Të fundit