Flash News
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
Marrëveshja 302 mln euro me SHBA/ Opozita: “Po” marrëveshjes, por “Jo” miratimit brenda ditës

Tre grupet parlamentare të opozitës, PD, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria pritet të marrë nga Shtetet e Bashkuara për financimin e pajisjeve ushtarake, e cila u miratua me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.
Opozita deklaron se e mbështet marrëveshjen në parim dhe e konsideron të nevojshme rritjen e investimeve në mbrojtje dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s, por jo mënyrën se si mazhoranca kërkon ta miratojë marrëveshjen, përmes një procedure të përshpejtuar brenda ditës.
Në deklaratë, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor marrëdhëniet me SHBA-në për të justifikuar, sipas saj, shkeljen e procedurave kushtetuese dhe kërkon që marrëveshja t’u vihet në dispozicion deputetëve për shqyrtim.
Sipas opozitës, marrëveshja është miratuar në parim nga qeveria më 19 qershor 2026, duke pasur rreth pesë javë kohë për t’ia përcjellë Kuvendit për ratifikim. Për këtë arsye, grupet opozitare argumentojnë se nuk ekziston një urgjencë që justifikon miratimin e saj brenda ditës.
Deklarata për shtyp:
PO marrëveshjes me SHBA!
JO mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament!
Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.
Shqipëria ka nevojë të rrisë investimet në mbrojtje dhe të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, por, siç bën me çdo gjë që ka lidhje me SHBA, Edi Rama po bën pis edhe këtë marrëveshje, duke kërkuar që Kuvendi të shkelë Kushtetutën për të mbuluar dështimet e qeverisë së tij.
Çdo marrëveshje strategjike me aleatin tonë më të rëndësishëm meriton transparencë, debat dhe respektim të Kushtetutës, jo procedura të improvizuara antidemokratike, si ato që qeveria po imponon me dhunën e kartonit dhe që e kthejnë Kuvendin në noter të qeverisë.
Kjo nuk është urgjencë as e Shqipërisë, as e SHBA-së. Është urgjencë e një qeverie që për vite zgjodhi korrupsionin në vend të përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës dhe sot kërkon të mbulojë dështimet e veta duke shkelur Kushtetutën.
Partia Demokratike e anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Ne e pranojmë këtë marrëveshje në parim, por nuk do të pranojmë kurrë që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të përdoren si justifikim për të shkelur Kushtetutën.
Aleanca me SHBA forcohet duke respektuar ligjin, jo duke e shkelur atë. Ne na duhet standardi i anëtarëve të Kongresit amerikan, jo standardi i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
Me qëllim që të zbatohet Kushtetuta, kemi propozuar që sot sëbashku të miratojmë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, të marrim marrëveshjen për ta shqyrtuar duke garantuat mospublikimin, dhe kemi propozuar që miratimi të bëhet të premten, ku grupet tona parlamentare garantuan prezencën e tyre dhe voton pro marrëveshjes. Kryetari i Kuvendit ra në parim dakord dhe më pas kjo u pengua nga Edi Rama.
Por Edi Rama e ka zeruar Kushtetutën dhe Parlamentin. Qëllimi i tij është të poshtëroje institucionet e vendit. Është fakt që Qeveria e ka miratuar marrëveshjen në parim në datën 19 Qershor 2026 dhe ka patur 5 javë kohë për ta sjell për ratifikim në Kuvend.
Ne i qëndrojmë propozimit tonë konstruktiv që deputetëve tu jepet mundësia të njihen me marrëveshjen dhe miratimi i saj të bëhet në një seancë plenare të posaçme ditën e premte të kësaj jave.
Të fundit
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
27 July 2026, 13:04
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
27 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, policia shoqëron me forcë disa qytetarë
27 July 2026, 10:46
Jashtë protestuesit rrethojnë Parlamentin, nis seanca plenare
27 July 2026, 10:34
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
27 July 2026, 10:19
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
27 July 2026, 09:51
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
27 July 2026, 09:42
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
27 July 2026, 08:46
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
27 July 2026, 08:31
Protesta e 58-të, qytetarët rikthehen para Kuvendit në seancën e fundit
27 July 2026, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 July 2026, 07:59
Ekspertët zbulojnë ngjyrën ideale të dhomës së gjumit për të fjetur më mirë
26 July 2026, 21:46
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
26 July 2026, 21:00
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26
Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
26 July 2026, 09:23
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
26 July 2026, 09:01
Aksident në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të tjerë të plagosur (Emrat)
26 July 2026, 08:42
Horoskopi 26 korrik 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
26 July 2026, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 July 2026, 07:56
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
