Flash News

Ditari i Maxhorancës

Agron Shehaj mori me forcë kopjen e marrëveshjes me SHBA, PS: Të hetohet nga SPAK

Screenshot 2026-07-27 134656.png

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesën për marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe referimin e rastit në SPAK.

Kërkesa vjen pas incidentit të regjistruar sot në ambientet e Kuvendit, ku Shehaj mori me force një kopje të marrëveshjes së huasë me Shtetet e Bashkuara për pajisjet ushtarake dhe u largua me vrap. 

Sipas socialistëve, deputetët ishin njoftuar se dokumenti mund të konsultohej vetëm në sallën “Gerti Bogdani”, pasi të nënshkruanin deklaratën e konfidencialitetit, dhe se nuk lejohej nxjerrja e kopjeve jashtë ambienteve të përcaktuara.

Në kërkesën drejtuar institucioneve të Kuvendit, PS deklaron se Agron Shehaj ka refuzuar udhëzimet e stafit, ka marrë me forcë dokumentin dhe është larguar nga ambientet e Parlamentit. Socialistët shtojne gjithashtu se një këshilltare e Kuvendit, e cila tentoi ta ndalonte deputetin dhe të rimerrte dokumentin, është rrëzuar në shkallë dhe ka pësuar dëmtime.

 “Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjellje të dhunshme dhe të papranueshme.  Këto sjellje cënojnë rëndë dhe në mënyrë të patolerueshme sigurinë e stafit të Kuvendit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Sjellja e deputetit duke marrë më forcë dhe duke nxjerr jashtë sallës dokumentin e klasifikuar përbën shkelje të rëndë të legjislacionit për informacionin e klasifikuar”, thuhet në kërkesë.

Të fundit