Flash News

E-TJERA

Mori me forcë dokumentin 'sekret', Sekretariati i Kuvendit shqyrton sot kërkesën e PS për masa ndaj Agron Shehajt

agron-shehaj_sd.jpg

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvendin e Shqipërisë mblidhet sot në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e 13 deputetëve të Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetit të partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Në fokus të mbledhjes do të jetë veprimi i Shehajt i cili dje pas seancës së fundit parlamentare, u largua me vrap nga ambientet e Kuvendit me dokumentin e klasifikuar që lidhej me marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pajisje ushtarake.

Deputetët socialistë në kërkesën e tyre kanë kërkuar që çështja t’i përcillet edhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar .

Kërkesa e 13 deputetëve të PS-së vjen pas debatit të krijuar në Kuvend lidhur me mënyrën se si deputeti u largua me dokumentin, ngjarje që u shoqërua edhe me reagime politike nga mazhoranca dhe opozita.

Sekretariati pritet të vlerësojë procedurat që duhet të ndiqen ndaj Shehajt dhe masat që mund të ndërmerren në lidhje me rastin.  

Të fundit