Flash News

E-TJERA

Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit

f7524f40-3564-4a45-a36d-6490084968bd-663x450.jpg

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e sotme pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, teksa në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fillimisht u raportua se mund të kishte persona të lënduar, por nga informacionet e fundit nuk konfirmohen të dëmtuar nga aksidenti.

Ndërkohë, për disa minuta lëvizja e automjeteve në këtë segment rrugor është vështirësuar, duke shkaktuar ngadalësim të qarkullimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit