Flash News

E-TJERA

“Për qytetarët ka pranga, për pushtetin heshtje”, mesazhet në pankartat e protestës

Pankarta të ndryshme ironike kanë shoqëruar edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre ndaj pushtetit dhe institucioneve.

Një prej pankartave që ka tërhequr vëmendjen lidhet me ndalimin e aktivistit Arben Kola gjatë protestës së zhvilluar sot para Parlamentit.

“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim!”, shkruhet në pankartën e protestuesve.

Mesazhi i referohet ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, ndërsa protestuesit pretendojnë se ndaj saj nuk ka pasur të njëjtin reagim si ndaj aktivistëve gjatë tubimeve qytetare.

pankarta 58 (1)

Një tjetër mesazh i ekspozuar në shesh ishte: “Të korruptuarit në liri. Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama’”, ndërsa në gjuhën angleze protestuesit shkruanin: “Hajdutët në pushtet janë të sigurt dhe të paprekur, ndërsa zëri i popullit zvarritet përtokë!”

Pankartat përmendnin edhe ditën e 58-të të tubimeve, me mesazhe si: “58 ditë. Qytetarët nuk dorëzohen”, “58 ditë. Çdo ditë në rrugë, çdo ditë për Shqipërinë”, si dhe  “Dita 58. Ata flasin. Ne jemi këtu.”

pankarta 58 (8)

Mesazhe të tjera të shkruara në pankarta ishin: “Mandati juaj nuk është heshtja jonë”, “Sistemi na ka dështuar”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe institucioneve.

pankarta 58 (7)pankarta 58 (6)pankarta 58 (5)pankarta 58 (4)pankarta 58 (3)

Të fundit