Flash News
Sprinti i Agronit në Maratonën e banditëve
'Rrëmbeu' me forcë marrëveshjen me SHBA-në, Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
Borxhi 302 mln dollarë nga SHBA/ Pse u mbajt sekrete marrëveshja? Çfarë parashikon ligji

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 74 vota pro, vetëm të mazhorancës socialiste, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për modernizimin e Forcave të Armatosura.
Ajo çka nxiti debat ishte mënyra se si dokumenti iu vu në dispozicion deputetëve.
Marrëveshja u trajtua si dokument konfidencial dhe deputetëve nuk iu shpërnda një kopje për ta marrë me vete. Sipas procedurës së ndjekur në Kuvend, ata u ftuan të njiheshin me përmbajtjen e saj në një ambient të posaçëm, vetëm pasi të nënshkruanin deklaratën e konfidencialitetit.
Kjo praktikë u kundërshtua nga opozita, e cila kërkoi që deputetët të kishin mundësi ta shqyrtonin marrëveshjen përpara votimit, pasi siç ata argumentoinin nuk mund të votonin një marrëveshje pa u njiohur më parë me përmbajtjen e saj.
Ndaj, natyrshëm lind pyetja se çfarë e bën këtë marrëveshje konfidenciale dhe deri në çfarë mase ligji lejon kufizimin e aksesit?
Çfarë thotë ligji për informacionin “konfidencial”?
Ligji nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar” përcakton se informacioni i klasifikuar nuk është thjesht një dokument që një institucion vendos ta quajë “konfidencial”. Ligji parashikon se ku përcaktohet edhe niveli i klasifikimit dhe afati i ruajtjes së tij.
Legjislacioni shqiptar njeh katër nivele: “Tepër sekret”, “Sekret”, “Konfidencial” dhe “I kufizuar”. Niveli “Konfidencial” aplikohet kur ekspozimi i paautorizuar i informacionit mund t’i shkaktojë dëm sigurisë kombëtare.

Në rastin e marrëveshjes me SHBA-në, fakti që ajo lidhet me mbrojtjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura mund të jetë një nga elementet që kërkon mbrojtje të informacionit.
Ligji përfshihet në kategoritë që mund t’i nënshtrohen klasifikimit informacionet për planet e mbrojtjes, kapacitetet e Forcave të Armatosura, pajisjen dhe modernizimin e tyre, si dhe dokumentet që përmbajnë informacion të klasifikuar në prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Por kjo nuk do të thotë automatikisht se e gjithë kjoë marrëveshje financiare për mbrojtjen duhet të jetë e klasifikuar.
Ligji kërkon që klasifikimi të lidhet me interesin e sigurisë kombëtare dhe përcakton edhe se klasifikimi nuk mund të përdoret për të fshehur moszbatimin e ligjeve, gabimet e administratës apo për të vonuar dhënien e informacionit që nuk kërkon mbrojtje për arsye të sigurisë kombëtare.
Pikërisht këtu qëndron një nga pyetjet kryesore për marrëveshjen 302 milionë dollarëshe se a është klasifikuar e gjithë marrëveshja apo vetëm pjesë të saj?

Kush e ka klasifikuar marrëveshjen?
Ligji përcakton se autoritetet klasifikuese janë institucionet dhe titullarët që kanë marrë të drejtën për klasifikim, ndërsa Kryeministri dhe Presidenti janë autoritete klasifikuese të drejtpërdrejta. Për titullarët e institucioneve të tjera kjo e drejtë merret me autorizim nga Kryeministri.
Për këtë arsye, një nga informacionet që duhet të bëhet e qartë në rastin e marrëveshjes me SHBA-në është kush ka vendosur klasifikimin, në çfarë niveli është bërë dhe kur është marrë ky vendim.
Pse u soll me urgjencë në Kuvend?
Sipas opozitës, marrëveshja ishte miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave që më 19 qershor 2026, duke i lënë qeverisë rreth pesë javë kohë për ta përcjellë atë në Kuvend për ratifikim.
Pikërisht mbi këtë arsye opozita sqaroi se nuk ekzistonte një urgjencë që justifikonte miratimin e marrëveshjes brenda së njëjtës ditë.
Qeveria dhe shumica socialiste, nga ana tjetër, argumentuan se financimi është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe për përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.
Debati u përshkallëzua edhe për procedurën parlamentare. Opozita iu referua nenit 83 të Kushtetutës, i cili parashikon se Kuvendi mund të shqyrtojë dhe miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.
Në rastin konkret, opozita kërkoi që marrëveshja të shqyrtohej dhe të votohej në një seancë të mëvonshme, pasi deputetët të kishin mundësi të njiheshin me tekstin.
Ligji lejon edhe deklasifikimin e pjesshëm
Një tjetër element i rëndësishëm është se ligji nuk njeh vetëm deklasifikimin e plotë.
Ai parashikon edhe deklasifikimin e pjesshëm, që do të thotë se një pjesë e informacionit mund të hiqet nga regjimi i klasifikimit ndërsa pjesa tjetër mbetet e mbrojtur.
Pra, ligji parashikon gjithashtu mundësinë e deklasifikimit kur publikimi diktohet nga interesa më të rëndësishme shtetërore sesa nevoja për ta mbajtur informacionin të klasifikuar.
Ndaj, për një hua prej 302 milionë dollarëshe, qytetarët kanë të drejtë të dinë se për çfarë do të përdoren paratë, cilat janë kushtet e marrëveshjes dhe çfarë detyrimesh merr Shqipëria përsipër.
Prandaj, qeveria dhe Kuvendi duhet të sqarojnë se cilat pjesë janë konfidenciale dhe pse pjesa tjetër nuk mund të bëhet publike./Politiko.al/
Të fundit
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
28 July 2026, 11:02
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
28 July 2026, 10:15
Analiza e BIRN: Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”
28 July 2026, 10:02
Gati oferta prej 29 milionë eurosh, ylli shqiptar mes Barcelonës dhe Leipzigut
28 July 2026, 09:49
Marrëveshja 302 mln dollarëshe me SHBA-në, 3 figura të PS-së dalin kundër Ramës
28 July 2026, 09:12
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
28 July 2026, 08:28
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
28 July 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 July 2026, 07:54
5 shkeljet kushtetuese në seancën e sotme
27 July 2026, 22:01
Gazetari për protestën para Parlamentit: Pushteti i çon efektivët “mish për top”
27 July 2026, 21:42
160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë
27 July 2026, 21:22
Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
27 July 2026, 21:02
Arben Kola: Policia të ndjek me vrap Ballukun, siç bën me protestuesit
27 July 2026, 20:37
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
27 July 2026, 19:10
‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
27 July 2026, 18:42
Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën
27 July 2026, 17:21
Ballës i "serviren" vezë në dalje nga Kuvendi
27 July 2026, 16:59
Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët
27 July 2026, 16:43
Kuvendi mbyll dyert për mediat, mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën
27 July 2026, 16:27
Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C
27 July 2026, 15:40
Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’
27 July 2026, 15:26
Putin: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë
27 July 2026, 15:00
REL: Opozita kundër procedurës së përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA
27 July 2026, 14:52
Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana
27 July 2026, 14:29
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
27 July 2026, 13:04
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
27 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, policia shoqëron me forcë disa qytetarë
27 July 2026, 10:46
Jashtë protestuesit rrethojnë Parlamentin, nis seanca plenare
27 July 2026, 10:34
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
27 July 2026, 10:19
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
27 July 2026, 09:51
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
27 July 2026, 09:42
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
27 July 2026, 08:46
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
27 July 2026, 08:31
Protesta e 58-të, qytetarët rikthehen para Kuvendit në seancën e fundit
27 July 2026, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 July 2026, 07:59
Ekspertët zbulojnë ngjyrën ideale të dhomës së gjumit për të fjetur më mirë
26 July 2026, 21:46
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
26 July 2026, 21:00
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26