Flash News

E-TJERA

"Rama po nxit urrejtje politike", Malaj: Retorika kundër protestuesve po e përshkallëzon konfliktin

auto_MALAJ1768858210.jpg

 Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës dhe protestuesve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shprehet se Rama po përdor një retorikë që nxit ndarjet dhe konfliktin politik mes shqiptarëve, si dhe e akuzon kryeministrin për referenca të pavërteta historike dhe për etiketime ndaj kundërshtarëve politikë.

 Ai ndalet veçanërisht te përplasja për marrëveshjen me SHBA-në, rasti i deputetit Agron Shehaj, si edhe te deklaratat e Ramës ndaj protestuesve.

Sipas Malajt, përdorimi i termave si “agjent rus”, “agjent iranian”, “pula” apo “sorra” për protestuesit kontribuon në rritjen e agresivitetit politik dhe thellon ndarjet në shoqëri.

Postimi në Facebook;

Mirëdita, Rama, për të mbijetuar, po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve.

Churchilli keshillonte se nuk fokusohem tek e kaluara sepse nuk dua te humbas tê ardhmen.  
Rama provokon me referenca te pa verteta te 1943 ose 63 vite me para.

Asnjë politikanë dhe aq me pak nje kryetar partie, kryeministër dhe kryetarë parlamentit nuk duhet në asnje rast dhe per asnjë sekonde tê ushqej urrejtje brenda popullit te tij.

Mjaftojnë dy rastet e fundit.

Rasti me deputetin Agron Shehaj, i cili përfaqëson një parti që është kushtetuese. Rama e krahason marrjen e shpejtuar të një dokumenti pas një shkrese zyrtare me, sipas Ramës: “ballistët që futeshin në kotecin e pulave dhe vidhnin pulat”./Lexoni artikullin.
Ky është një qëndrim i një politikani në panik. Rama beson se shqiptarët janë të gjithë të majtë, ndaj i kthehet retorikës së luftës.

Kjo nxit rritjen e agresivitetit politik në vend, të cilin e provokojnë vetëm politikanët e dështuar dhe që për pushtet deri kriminal i hedh benzinë ndarjeve që historia i ka zbutur.

Rasti i dytë dhe më i madh është etiketimi “agjent rus, iranian etj.”, “pula” dhe “sorra” dhe çdo banalitet ekstrem kundër protestuesve paqësorë dhe atdhetarë.

Duhet masivizim për ta ndalur këtë gjuhë flakëhedhëse të urrejtjes midis shqiptarëve.

Fati politik i Ramës është përcaktuar nga vetë Rama si kriminalizues i ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Ditë të mbarë!

Të fundit