Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i fortë i Berishës: Licenca e kazinosë në 'Air Albania' u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Screenshot 2026-07-28 122031.png

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një “aferë të padëgjuar” lidhur me licencën e kazinosë në stadiumin “Air Albania”.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se licenca është dhënë në shkelje të ligjit dhe akuzoi se pas përfituesve të saj qëndron Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, përmes personave që sipas tij kanë vepruar si “prestanome”.

Berisha: Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate.
Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre.
Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve.
I pangopur!
E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri.
Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.
Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa.
Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës.
Ndaj dhe unë u ftoj ju të ndiqni ekspozenë e një investigimi që zoti Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve tanë kanë bërë për një aferë, thashë edhe njëherë, që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Të fundit