Flash News

Ditari i Opozitës

Vuçiç kërcënon, Rama miraton!

Nga Bardh Spahia/

​Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i paprekshëm! Deklaratat e fundit të Vuçiçit me thirrje për armë dhe ëndrrat makabre të ministres së tij për spastrim etnik, janë gjuha e një barbarizmi të pashëruar.

​Liria e Kosovës u fitua me gjakun e dëshmorëve dhe u vulos falë ndërhyrjes historike dhe mbështetjes jetike të SHBA-së dhe NATO-s. Kjo aleancë e pathyeshme është garancia më e madhe për një rajon që ka nevojë për stabilitet dhe paqe, jo për provokime lufte nga ëndrrimtarët e spastrimeve etnike në Beograd.

​Por në këtë moment kritik, goditja më e ulët vjen nga vetë Tirana. Heshtja tradhtare e të pabesit Edi Rama përballë këtyre kërcënimeve direkte ndaj Kosovës është kriminale. Kur "vëllai" i tij Vuçiç kërkon gjak dhe paralajmëron luftë, kryeministri ynë zgjedh të bëjë memecin. Ky që ligjëron e "jep mend" nëpër tryeza liderësh europian, çuditërisht kyç gojën kur cënohet direkt shqiptaria.

Të heshtësh përballë deklaratave kërcënuese për egzistencën e kombit tonë nuk është diplomaci por nënshtrim, bashkëfajësi dhe tradhti e pastër kombëtare.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe aleatëve tanë të reagojnë menjëherë ndaj këtyre deklaratave çnjerëzore dhe tejet të rrezikshme për stabilitetin e mbarë rajonit.

Të fundit