Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, në zonën e Skanerit.

 

Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues një 49 vjeçar, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë.

 

Fillimisht, u njoftua se i aksidentuari kishte pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, disa orë më vonë, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

 

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Të fundit