Flash News

E-TJERA

Pjesë e grupit që trafikoi 8.1 ton dr*gë, vetëdorëzohet në polici i shumëkërkuari nga SPAK

1781274597_spak.jpg

Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini alias Drazhi, një prej personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të një hetimi për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Mësohet se Shahini u paraqit vetë në polici, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas SPAK, ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe që në total ka trafikuar rreth 8.1 ton kokainë dhe kanabis.

Sipas hetimeve, droga sigurohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku dhe më pas transportohej drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe vendeve të tjera të Europës.

Të fundit