Flash News

Bota

Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trump; fokusi i diskutimeve

image.webp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa lufta në Ukrainë dhe forcimi i mbështetjes amerikane do të jenë në qendër të diskutimeve.

Përmes një postimi, Zelensky tha se programi i vizitës përfshin takime me Trump, ekipin e tij dhe persona të tjerë që mund të mbështesin mbrojtjen e Ukrainës. Ai theksoi se prioriteti kryesor i Kievit është sigurimi i sistemeve të mbrojtjes antibalistike dhe thellimi i bashkëpunimit strategjik me SHBA-në.

Zelensky ka njoftuar gjithashtu se do t’i bëjë homazhe senatorit Lindsey Graham, duke vlerësuar angazhimin e tij për sigurinë dhe lirinë në komunitetin transatlantik dhe më gjerë.

 Ndërkohë, sipas “The Hill”, të gjithë 100 senatorët amerikanë janë ftuar të takohen me presidentin ukrainas, në një kohë kur Senati po shqyrton një projektligj që parashikon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Të fundit