Flash News
Ishte dënuar për vr*sje, ndërron jetë 52-vjeçari në Burgun e Fierit
Sprinti i Agronit në Maratonën e banditëve
'Rrëmbeu' me forcë marrëveshjen me SHBA-në, Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të zgjidhet këtë vit për një mandat pesëvjeçar, që nis më 1 janar 2027.
Më poshtë janë kandidatët që deri më tani kanë shpallur kandidaturën për të pasuar sekretarin e përgjithshëm në largim të OKB-së, Antonio Guterres.
RAFAEL GROSSI
Rafael Grossi, 65 vjeç, diplomat karriere nga Argjentina, ka qenë gjatë gjashtë vjetëve të fundit drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) – organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së.
Grossi udhëhoqi negociatat për të ruajtur pjesë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Teheranin, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo marrëveshje në vitin 2018.
Kritikët e tij thonë se ai ka bërë lëshime të tepërta, në përpjekje për të arritur marrëveshje me Iranin. Baba i tetë fëmijëve, që flet disa gjuhë, Grossi ka rritur profilin e tij dhe të IAEA-s përmes angazhimit diplomatik në krizat ndërkombëtare.
Një nga arritjet e tij më të rëndësishme konsiderohet vendosja e një ekipi të vogël të IAEA-s në termocentralin bërthamor të Zaporizhjës në Ukrainë, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave ruse.
Shumë diplomatë e shohin Grossin si favorit për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, pasi për vite me radhë ka ruajtur marrëdhënie të mira me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbështetja e të cilëve është vendimtare për zgjedhjen në këtë post.
REBECA GRYNSPAN
Rebeca Grynspan, 70 vjeçe, e paraqet veten si një mbështetëse të reformave në sistemin shumëpalësh, e cila gjatë karrierës së saj ka sfiduar pengesat gjinore dhe ka ruajtur besimin te Kombet e Bashkuara dhe misioni i tyre për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut.
Ish-nënpresidente e Kosta Rikës dhe drejtoreshë e Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), Grynspan tha se është tërhequr përkohësisht nga detyrat e saj deri në shtator, për të shmangur konfliktin e interesit gjatë fushatës. Nëse zgjidhet, ajo do të bëhej gruaja e parë në historinë e OKB-së që do të mbante postin e sekretares së përgjithshme.
Sipas saj, edhe pse gjatë drejtimit të UNCTAD-së është detyruar të bëjë kompromise mes jetës familjare dhe shërbimit publik, përvoja si gruaja e parë në krye të këtij institucioni ka ndikuar në mënyrën e saj të udhëheqjes.
“Nuk pres trajtim të veçantë. Dua trajtim të barabartë”, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ekonomiste me profesion, Grynspan e përshkruan veten si një “udhëheqëse me përvojë”, e cila do ta drejtonte OKB-në në mënyrë më fleksibile, përmes bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm, duke mbrojtur njëkohësisht vlerat themelore të organizatës.
MICHELLE BACHELET
Michelle Bachelet, 74 vjeçe, ka qenë dy herë presidente e Kilit dhe ish-komisionare e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ajo ka drejtuar gjithashtu, nga viti 2010 deri në vitin 2013, agjencinë e OKB-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, UN Women.
Edhe pse kandidatura e saj mbështetej nga Brazili dhe Meksika, në mars Kili e tërhoqi mbështetjen për Bacheletin, pas zhvendosjes së Qeverisë së vendit drejt së djathtës. Bachelet është përballur me kritika nga konservatorët amerikanë për qëndrimin e saj në mbështetje të së drejtës për abort.
Në prill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, duke iu bashkuar shqetësimeve të një senatori amerikan, la të kuptohej se nuk e konsideron atë të përshtatshme për postin.
Senatori republican, Pete Ricketts, deklaroi se Bachelet, gjatë mandatit si komisionare e lartë për të Drejtat e Njeriut, nuk bëri mjaftueshëm për t’i cilësuar si gjenocid veprimet e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë.
Pekini, nga ana tjetër, nuk ka bërë publik qëndrimin e tij për kandidaturën e saj.
MACKY SALL
Macky Sall, 64 vjeç, gjeolog me profesion, ishte president i Senegalit për 12 vjet, deri në vitin 2024.
Sall është zotuar se do t’i mbështesë vendet në zhvillim që përballen me borxhe të mëdha dhe ka bërë thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që vendet në zhvillim të kenë poste të përhershme në organin më të fuqishëm të organizatës.
“Më shumë se kurrë, një multilateralizëm i ripërtërirë mbetet mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të një bote që po kalon transformime të thella”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Sall është nominuar nga Burundi. Nëse zgjidhet, ai do të bëhej sekretari i tretë i përgjithshëm afrikan i OKB-së, pas Boutros Boutros Ghalit dhe Kofi Annanit.
MARIA FERNANDA ESPINOSA
Maria Fernanda Espinosa, 61 vjeçe, ka qenë ministre e Punëve të Jashtme dhe ministre e Mbrojtjes në Ekuador, gjatë qeverisjes së ish-presidentit Rafael Correa.
Kandidatura e saj është paraqitur nga Antigua dhe Barbuda.
Espinosa ka këshilluar gjithashtu Kombet e Bashkuara dhe organizata joqeveritare për çështje që lidhen me biodiversitetin, ndryshimet klimatike dhe politikat për popujt indigjenë.
Ajo thotë se përvoja si ambasadore e Ekuadorit në OKB dhe si presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i ka dhënë njohuri të thella për funksionimin e organizatës.
“Ofroj një kandidaturë të mbështetur në një bindje të thjeshtë: OKB-ja duhet ta rifitojë guximin për të përcaktuar prioritetet, disiplinën për t’i zbatuar ato dhe besimin politik për të vepruar me vendosmëri”, ka deklaruar ajo në dokumentin ku paraqet vizionin e saj.
CAROLYN ALLISON FARIDA RODRIGUES BIRKETT
Carolyn Allison Farida Rodrigues Birkett është diplomate karriere dhe ish-politikane. Që nga viti 2020, ajo shërben si përfaqësuese e përhershme e Guajanës në Kombet e Bashkuara.
Më herët, ajo është bërë gruaja e parë dhe personi i parë nga komunitetet indigjene që ka mbajtur postin e ministres së Punëve të Jashtme të Guajanës. Ajo ka mbajtur, gjithashtu, poste të larta në Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Nëse zgjidhet, Rodrigues Birkett do të bëhej gruaja e parë dhe përfaqësuesja e parë e Karaibeve në krye të Kombeve të Bashkuara.
Në platformën e saj, Rodrigues Birkett është zotuar ta bëjë OKB-në më efektive, duke forcuar parandalimin e konflikteve dhe duke avancuar veprimet kundër ndryshimeve klimatike.
OLARA OTUNNU
Olara Otunnu, diplomat dhe ish-nënsekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është nominuar nga Uganda. Në moshën 75-vjeçare, ai është kandidati më i moshuar në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Në dokumentin ku paraqet vizionin e tij, Otunnu thekson nevojën për të vazhduar reformat institucionale të OKB-së dhe thotë se prioriteti i tij i menjëhershëm do të ishte intensifikimi i përpjekjeve për t’u dhënë fund konflikteve të mëdha ndërkombëtare.
Ai është zotuar, gjithashtu, se do të punojë për krijimin e një organi që do të mbikëqyrte punën e OKB-së në fushën e inteligjencës artificiale dhe ka theksuar se lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të ecë përpara pa penguar zhvillimin ekonomik./REL
Të fundit
Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trump; fokusi i diskutimeve
28 July 2026, 15:00
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
28 July 2026, 14:27
SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!
28 July 2026, 13:48
Ishte dënuar për vr*sje, ndërron jetë 52-vjeçari në Burgun e Fierit
28 July 2026, 12:10
Sprinti i Agronit në Maratonën e banditëve
28 July 2026, 11:47
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
28 July 2026, 11:02
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
28 July 2026, 10:15
Analiza e BIRN: Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”
28 July 2026, 10:02
Gati oferta prej 29 milionë eurosh, ylli shqiptar mes Barcelonës dhe Leipzigut
28 July 2026, 09:49
Marrëveshja 302 mln dollarëshe me SHBA-në, 3 figura të PS-së dalin kundër Ramës
28 July 2026, 09:12
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
28 July 2026, 08:28
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
28 July 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 July 2026, 07:54
5 shkeljet kushtetuese në seancën e sotme
27 July 2026, 22:01
Gazetari për protestën para Parlamentit: Pushteti i çon efektivët “mish për top”
27 July 2026, 21:42
160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë
27 July 2026, 21:22
Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
27 July 2026, 21:02
Arben Kola: Policia të ndjek me vrap Ballukun, siç bën me protestuesit
27 July 2026, 20:37
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
27 July 2026, 19:10
‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
27 July 2026, 18:42
Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën
27 July 2026, 17:21
Ballës i "serviren" vezë në dalje nga Kuvendi
27 July 2026, 16:59
Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët
27 July 2026, 16:43
Kuvendi mbyll dyert për mediat, mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën
27 July 2026, 16:27
Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C
27 July 2026, 15:40
Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’
27 July 2026, 15:26
Putin: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë
27 July 2026, 15:00
REL: Opozita kundër procedurës së përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA
27 July 2026, 14:52
Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana
27 July 2026, 14:29
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
27 July 2026, 13:04
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
27 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, policia shoqëron me forcë disa qytetarë
27 July 2026, 10:46
Jashtë protestuesit rrethojnë Parlamentin, nis seanca plenare
27 July 2026, 10:34
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
27 July 2026, 10:19
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
27 July 2026, 09:51
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
27 July 2026, 09:42
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
27 July 2026, 08:46
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
27 July 2026, 08:31
Protesta e 58-të, qytetarët rikthehen para Kuvendit në seancën e fundit
27 July 2026, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 July 2026, 07:59
Ekspertët zbulojnë ngjyrën ideale të dhomës së gjumit për të fjetur më mirë
26 July 2026, 21:46
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
26 July 2026, 21:00
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32