Flash News
Ishte dënuar për vr*sje, ndërron jetë 52-vjeçari në Burgun e Fierit
Sprinti i Agronit në Maratonën e banditëve
'Rrëmbeu' me forcë marrëveshjen me SHBA-në, Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

Rajoni i Ohrit, që përfshin Liqenin e Ohrit dhe zonat e mbrojtura përreth tij në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, shmangu edhe këtë herë përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vlerësoi se kërcënimet mbeten serioze dhe u dha dy shteteve pesë vite për të zbatuar rekomandimet.
Sipas UNESCO-s, ndërtimet pa leje, urbanizimi i pakontrolluar, dëmtimi i vijës bregliqenore, menaxhimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza dhe mbrojtja e pamjaftueshme e ekosistemit mbeten kërcënimet kryesore për Rajonin e Ohrit.
Arian Merolli, ekspert i mjedisit dhe i trashëgimisë botërore, shpjegoi për Amfora.al se afati i ri nuk duhet interpretuar si shenjë se rreziku ka kaluar.
“Për mua personalisht ky nuk është një vendim shpresëdhënës. Që nga viti 2020 kam ndjekur procesin dhe kam parë se një pjesë e institucioneve përgjegjëse nuk kishin informacion për strategjinë dhe planin e rehabilitimit”, tha ai.
Sipas tij, strategjia e miratuar nga të dy shtetet duhej të shoqërohej me një plan të detajuar zbatimi, me afate dhe përgjegjësi të qarta për çdo masë që synon mbrojtjen e liqenit.
Vendimi u mor në sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të zhvilluar në Busan të Koresë së Jugut, ku 16 nga 21 shtetet anëtare votuan pro. Krahas shtyrjes së vendimit për përfshirjen e rajonit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, UNESCO kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të përshpejtojnë zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë heqjen e ndërtimeve pa leje, përshtatjen e planeve urbanistike me standardet e organizatës dhe hartimin e vlerësimeve strategjike të ndikimit në mjedis.
UNESCO kërkon gjithashtu që autoritetet, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, të përshpejtojnë vlerësimin e ndikimit të ndërtimeve pa leje mbi vlerën universale të rajonit dhe kur është e nevojshme, t’i shembin ato. Po ashtu rekomandohet që të mos miratohen plane të reja urbanistike apo zhvillimore derisa të përfundojnë vlerësimet strategjike mjedisore.
Sipas raporteve të auditimit, Komuna e Ohrit nuk ka miratuar plane urbanistike për 20 vendbanime, ndërsa nuk janë marrë masa për prishjen e 4847 ndërtimeve pa leje, megjithëse gjatë viteve 2019-2024 janë nxjerrë 456 vendime përfundimtare. Në zonat e mbrojtura janë evidentuar gjithashtu ndërtime dhe struktura të ngritura pa leje.
Merolli thotë se pikërisht mungesa e zbatimit të masave e bën të pasigurt përmbushjen e detyrimeve të reja.
“Jam skeptik se sa reale do të jetë gatishmëria e dy shteteve për të zbatuar këto detyrime. Nëse nuk respektohen angazhimet që burojnë nga Konventa e Trashëgimisë Botërore, rajoni rrezikon të humbasë statusin e tij si pasuri botërore”, u shpreh ai.
Përveç ndërtimeve pa leje, vendimi i UNESCO-s kërkon edhe shqyrtimin e alternativave për ndërtimin e Korridorit 8 dhe vlerësimin e ndikimit që projektet infrastrukturore mund të kenë mbi zonën e mbrojtur.
Eksperti ngre shqetësime edhe për mënyrën se si raportohet progresi në zbatimin e rekomandimeve.
“Raportet vjetore nuk pasqyrojnë realitetin në terren dhe nuk trajtojnë në mënyrë profesionale rekomandimet e UNESCO-s apo mënyrën se si duhet të zgjidhen problemet”, tha Merolli.
Paralajmërimet për Rajonin e Ohrit nuk janë të reja. Prej vitesh UNESCO, ekspertët e trashëgimisë dhe organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësime për zhvillimin e pakontrolluar, ndërtimet pa leje dhe mungesën e masave efektive për mbrojtjen e ekosistemit.
Në vitin 2023, gjatë një “workshop”-i në Pogradec me gazetarë investigativë, ekspertët paralajmëruan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hasnin vështirësi në zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe se pa ndërhyrje konkrete, rajoni rrezikonte të përfshihej në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Një tjetër sinjal alarmi erdhi në fund të vitit 2024, kur raporti i Misionit Reaktiv të Monitorimit të UNESCO-s arriti në përfundimin se keqmenaxhimi dhe mungesa e veprimeve konkrete nga të dy qeveritë po shkaktonin degradim të vazhdueshëm të ekosistemit dhe po rrezikonin humbjen e statusit të Rajonit të Ohrit si Trashëgimi Botërore.
Ekspertët kanë ngritur shqetësime edhe për zhvillimet urbane pranë zonave arkeologjike, duke argumentuar se ndërtimi i objekteve moderne rrezikon të dëmtojë një territor ku janë zbuluar gjurmë të vendbanimeve rreth 8500-vjeçare, të konsideruara ndër më të hershmet në Evropë.
Edhe organizatat mjedisore dhe shoqëria civile kanë paralajmëruar prej vitesh se rekomandimet e UNESCO-s nuk po zbatohen me ritmin e kërkuar. Së fundmi, ato kanë denoncuar uzurpimin e disa plazheve në bregun e Liqenit të Ohrit nga koncesionarë, duke akuzuar komunat dhe inspektoratet për mungesë ndërhyrjeje. UNESCO ka përsëritur vazhdimisht kërkesat për ndalimin e urbanizimit të pakontrolluar, eliminimin e ndërtimeve pa leje, mbrojtjen e vijës bregliqenore, përmirësimin e trajtimit të ujërave të ndotura, ruajtjen e Kënetës së Studençishtës dhe forcimin e koordinimit mes institucioneve të dy vendeve.
Liqeni i Ohrit konsiderohet një nga tre liqenet më të vjetër në botë, me një histori gjeologjike që daton rreth katër milionë vite më parë. Me një thellësi maksimale prej 285 metrash, ai është liqeni më i thellë në Ballkan dhe një nga rezervat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë, ku jetojnë mbi 200 specie, shumë prej tyre endemike, si korani, që gjenden vetëm në këto ujëra.
Për vlerat e tij të jashtëzakonshme natyrore, pjesa maqedonase e rajonit u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1979, ndërsa statusi u zgjerua në vitin 1980 edhe për trashëgiminë kulturore. Në korrik të vitit 2019, UNESCO e zgjeroi këtë status edhe në pjesën shqiptare të Rajonit të Ohrit, duke e njohur liqenin si një trashëgimi të përbashkët botërore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ Amfora.al
Të fundit
Aksident në unazën e Patosit, plagoset një grua dhe fëmijët
28 July 2026, 16:01
SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 July 2026, 15:44
Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trump; fokusi i diskutimeve
28 July 2026, 15:00
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
28 July 2026, 14:27
SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!
28 July 2026, 13:48
Ishte dënuar për vr*sje, ndërron jetë 52-vjeçari në Burgun e Fierit
28 July 2026, 12:10
Sprinti i Agronit në Maratonën e banditëve
28 July 2026, 11:47
Mashtrimi i ri në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror
28 July 2026, 11:02
Përfshihen në aksident 4 automjete në hyrje të Elbasanit
28 July 2026, 10:15
Analiza e BIRN: Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”
28 July 2026, 10:02
Gati oferta prej 29 milionë eurosh, ylli shqiptar mes Barcelonës dhe Leipzigut
28 July 2026, 09:49
Marrëveshja 302 mln dollarëshe me SHBA-në, 3 figura të PS-së dalin kundër Ramës
28 July 2026, 09:12
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
28 July 2026, 08:28
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
28 July 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 July 2026, 07:54
5 shkeljet kushtetuese në seancën e sotme
27 July 2026, 22:01
Gazetari për protestën para Parlamentit: Pushteti i çon efektivët “mish për top”
27 July 2026, 21:42
160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë
27 July 2026, 21:22
Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
27 July 2026, 21:02
Arben Kola: Policia të ndjek me vrap Ballukun, siç bën me protestuesit
27 July 2026, 20:37
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
27 July 2026, 19:10
‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
27 July 2026, 18:42
Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën
27 July 2026, 17:21
Ballës i "serviren" vezë në dalje nga Kuvendi
27 July 2026, 16:59
Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët
27 July 2026, 16:43
Kuvendi mbyll dyert për mediat, mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën
27 July 2026, 16:27
Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C
27 July 2026, 15:40
Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’
27 July 2026, 15:26
Putin: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë
27 July 2026, 15:00
REL: Opozita kundër procedurës së përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA
27 July 2026, 14:52
Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana
27 July 2026, 14:29
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
27 July 2026, 13:04
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
27 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, policia shoqëron me forcë disa qytetarë
27 July 2026, 10:46
Jashtë protestuesit rrethojnë Parlamentin, nis seanca plenare
27 July 2026, 10:34
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
27 July 2026, 10:19
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
27 July 2026, 09:51
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
27 July 2026, 09:42
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
27 July 2026, 08:46
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
27 July 2026, 08:31
Protesta e 58-të, qytetarët rikthehen para Kuvendit në seancën e fundit
27 July 2026, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 July 2026, 07:59
Ekspertët zbulojnë ngjyrën ideale të dhomës së gjumit për të fjetur më mirë
26 July 2026, 21:46
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
26 July 2026, 21:00
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36