Flash News

KRYESORE

Aleksandër Frangaj shet aksionet e Abc News. Pronari i ri vjen nga Greqia

Aleksandër Frangaj shet aksionet e Abc News. Pronari i ri vjen nga Greqia

Televizioni informativ Abc News ka ndërruar pronar. Aksioneri kryesor, Aleksandër Frangaj ka shitur zyrtarisht aksionet për shumën 600 mijë euro te kompania e sapokrijuar A.B.C. MANAGEMENT për 600 mijë euro, sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, raporton BIRN.

Referuar BIRN, blerësi A.B.C. MANAGEMENT është një kompani e re e sapo regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma. Dyshohet se  pas saj qëndron një prej spitaleve private me te medha në vend.

Abc News zotëron 2.9% të tregut, ndërsa gjatë vitit 2018 shënoi një rënie në masën 30% të të ardhurave. Pas lrgimit të drejtorit të informacionit, Armand Shkullaku në Janar të 2017-ës, televizioni ndryshoi linjë editoriale duke u reshtuar në krah të qevrisë.

Të fundit