Flash News

KRYESORE

Angelina Jolie bën një kthesë në marrëdhënien me Brad Pitt

Që prej vitit 2017 kur filluan procesin e divorcit (tashmë të divorcuar zyrtarisht), Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha sa i takon kujdesit të fëmijëve. Madje aktorja Jolie ka qenë kategorike në vendimet e saj duke i hapur telashe dhe duke krijuar mosmarrëveshje të mëdha me Brad Pitt.

Mirë por gjërat si duket janë ç`tensionuar.

Angelina ka bërë një kthesë në marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin duke i ofruar atij të kujdeset për 6 fëmijët që kanë: Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 10 vjeç.

Aktori 55-vjeçar do të kalojë verën me gjashtë fëmijët e tij ndërkohë që ish-partnerja do të merret me xhirime në New Mexico.

“Angelina do të kalojë shumë kohë duke xhiruar ‘Those Who Wish Me Dead’, kështu që ajo kontaktoi me Brad dhe i ofroi atij shansin për t’u kujdesur për fëmijët”, - ka thënë burimi për "The Sun".

Të fundit