Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Maryna Ljuschyna më 24 shkurt 2022 donte të jepte një kurs për gatimin e çokollatës. Ajo në mbrëmje shtroi tryezat dhe gëzohej për fëmijët, që do të vinin në teatrin e saj privat për rininë në Konotop në veri të Ukrainës.
Atë natë aktorja, nënë e dy fëmijëve nuk bëri gjumë të mirë. Ajo dëgjonte alarm dhe mendonte, se është sinjali i tramvajit. "Në orën shtatë të mëngjesit më telefonoi një shoqe dhe më tha: "Hap televizorin, është luftë", kujton Ljuschyna, e cila sot jeton në Bon, në Gjermani.
Konotop ndodhet rreth 80 km nga kufiri me Rusinë. Para dy vjetësh qyteti u rrethua brenda dy orësh nga trupat ruse. Pati rezistencë, por forcat ishin disproporcionale dhe ushtria ukrainase u tërhoq. Më vonë qyteti u rimorr sërish nën kontroll nga trupat ukrainase dhe u çlirua.
Ditët e para të luftës Ljuschyna u arratis tek nëna e saj në periferi të qytetit, kur u ndesh me trupat ruse: "Unë i pyeta: Çfarë bëni këtu?" Përgjigja e tyre ishte: "Kemi ardhur të marrim presidentin Selenskyj."
Ukraina si top loje për matje forcash?
Sikur Ukraina të mos ishte shtet i pavarur, indinjohet ajo. Pushtuesit kishin menduar se do të ishin të mirëpritur dhe u befasuan, që hasën në të kundërtën, tregon gruaja.
Pas tri ditësh Ljuschyna u arratis në perëndim të Ukrainës dhe që andej bashkë me miliona ukrainas të tjerë vazhdoi rrugën drejt BE-së. Bashkëshorti i saj qëndroi.
Ajo ende sot e kësaj dite nuk është në gjendje ta kuptojë: "Nuk e kisha pritur, që do të kishte një luftë të madhe. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në mes të Europës në shekullin e 21-të.?"
Ljuschyna akuzon Perëndimin, që po e konsideron Ukrainën si një top loje dhe si mall pazari: "Europa bënte sehir dhe priste, nëse ne do të vritemi ose jo."
Kjo vlen për të gjitha qeveritë. SHBA, Britania e Madhe dhe të tjera qeveri perëndimore qysh përpara invazionit rus i jepnin armë Kievit. Gjermania iu bashkua më vonë këtyre ndihmave, por sot Gjermania po kryeson listën e vendeve që ndihmojnë.
Burra të maskuar pushtuan Krimenë
Dy vjet më parë shumë u befasuan, madje edhe njerëzit vetë në Ukrainë. Ndërkohë që sulmi rus kishte nisur tetë vite më parë me aneksimin e Krimesë: më 27 shkurt 2014 burra të armatosur dhe të maskuar në uniforma me simbole kombëtare pushtuan parlamentin dhe administratën territoriale në gadishull. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më pas pranoi, se kishin qenë ushtarët rusë.
Ukraina ishte dobësuar shumë. Në Kiev protestat opozitare e detyruan presidentin pro-rus Viktor Janukoviç që të arratiset drejt Rusisë.
Qeveria e re pro-perëndimore nuk kishte guxim ta mbronte me armë Krimenë. Perëndimi i këshilloi Kievit të qendrojë i tërhequr – edhe pasi në pranverën e vitit 2014 nisi lufta e armatosur në zonën e qymyrit në lindje të Ukrainës, në Donbas. Sanksione të ashpra nuk pati.
Rusia vendosi njerëzit e saj në krye të forcave pro-ruse në Donjeck dhe Lugansk dhe vazhdoi t'i armatosë gjithnjë e më shumë në fshehtësi. Perëndimi përpiqej përmes bisedimeve ta ngrinte konfliktin, Ukraina nuk shpalli gjendjen e luftës. Lufta u quajt "aksioni kundër terrorit".
E gjitha kjo bëri, që për shumë lufta të dukej mjaft e largët. "Shumica e ukrainasve nuk e kuptuan, që kjo ishte lufta e tyre", thotë Ljuschyna.
Ndërsa Maksym Kosub, përkthyesi nga Kievi, kujton, se si në qershor 2014 në një manifestim para ambasadës ruse ai kërkonte prishjen e marrëdhënieve.
"Unë e kam kuptuar qysh atëherë, së është luftë", thotë Kosub. Ai u regjistrua vullnetarisht në front në Donbas dhe u plagos. Ai ishte pjesë e një pakice patriote, që iu kundërvu Rusisë. Që nga sulmi në shkurt 2022 ai sërish vazhdon të luftojë në ushtrinë ukrainase.
A do të duhej të kishte luftuar Ukraina për Krimenë? Në Ukrainë shumë mendojnë kështu. "Unë tentoj të them, që do të duhej të ishte bërë përpjekje", thotë Susan Stewart, eksperte për Ukrainën në think tank-un e Berlinit "Fondacioni Shkenca dhe Politika" (SWP).
Ajo i referohet megjithatë "dobësisë së udhëheqjes në Kiev" në atë kohë. Tek e vërteta bën pjesë edhe se: Rusia vendosi trupat më 2014 përgjatë kufirit ukrainas dhe kërcënonte qysh atëherë me ndërhyrje masive. Ushtria ukrainase në Krime ishte e demoralizuar, një pjesë e madhe e ushtarëve kaluan në anën tjetër.
Varet nga ndihmat perëndimore
Lufta në Donbas dukej se ishte ngrirë mes viteve 2015 dhe 2022, ndonëse faktikisht ajo ishte kthyer në një luftë llogoresh me mijëra të vrarë. Përse Perëndimi besonte, së kjo do të mbetej kështu? Përse askush nuk e furnizoi Ukrainën me armë të rënda dhe vazhdohej të projektoheshin projekte të mëdha silinja e gazjellësit Nord Stream 2me Rusinë? Susan Stewart e shpjegon këtë me besimin që ekzistonte, se përmes integrimit mund të parandalohej lufta në Europë. Pas vitit 2022 Ukraina ndryshoi shumë. "Ne vazhdojmë të luftojmë për Ukrainën pavarësisht se kostoja është shumë e lartë", thotë ushtari Maksym Kosub. Ushtria ka ndryshuar shumë, është bërë më profesioniste, pavarësisht që ka ende probleme.
"Shoqëria është dëshmuar me aftësi vetëorganizimi", thotë Kosub. Si shembull ai përmend ndihmësit vullnetarë, që prej dhjetë vjetësh furnizojnë ushtrinë me automjete, pajisje vrojtimi apo medikamente. Kosub beson se lufta do zgjasë dhe do ketë shumë viktima – por në fund do mbyllet me fitoren e Ukrainës. Në vështrim retrospektiv, thotë ai: "Të gjithë e kanë nënvleftësuar Putinin dhe gatishmërinë e tij për t'i injoruar të gjitha rregullat."
Edhe Maryna Ljuschyna beson në një fitore. Lufta e ka bërë atë më të fortë, më të pakompromis kundrejt Rusisë, kundrejt gjuhës dhe kulturës ruse, thotë aktorja.
Një ditë ajo dëshiron të kthehet tek bashkëshorti i saj, por jo më në Konotop, por do të dëshirojë të jetojë në perëndim të Ukrainës: "Atje është më e sigurtë." Rusia, sipas saj do të mbetet një fqinj i rrezikshëm.
Susan Stewart nuk do të bëjë parashikime përtej një viti. Në Rusi ajo nuk pret ndonjë "surprizë". Me mbëstetjen perëndimore Ukraina do të rezistojë, megjithatë pas dhjetë vjetësh luftë raskapitja vazhdon të ndihet. "Fare pak mendohet, se çfarë mund të ndodhë nëse Ukraina humbet",thotë ekspertja. Kostoja do të ishte "shumë më e lartë"./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38