Flash News

KRYESORE

Champions/ Napoli e nis me fitore ndaj kampionëve të Liverpool-it (video)

Champions/ Napoli e nis me fitore ndaj kampionëve të Liverpool-it

Napoli mori një fitore mjaft të vyer ndaj Liverpool-it, skuadrës kampione në fuqi të Ligës së Kampionëve. Të kaltrit fituan me rezultatin 2-0 në një ndeshje mjaft të luftuar. Në “San Paolo” u bë një ndeshje mjaft e luftuar, ku italianët luajtën saktë.

Në 10 minutat e fundit pati dy episode kyç që vendosën fatin e takimit. brenda zonës së rreptësisë të të kuqve pati një kontakt me Robertson-it dhe Callejon-it dhe gjyqtari akordoi 11 metërsh. Mertens nga pika e bardhë nuk gaboi.  Ndërkohë që në minutën e dytë shtesë, pas një gabimi të Van Dijk-ut, Llorente futi topin në rrjetë.

Në Grupin F, Borussia Dortmund barazoi në shtëpi me Barcelonën pa gola. Verdhezinjtë patën një rast shumë të mirë për të shënuar në minutën e 57, pasi arbitri akordoi penallti. Por portieri i katalanasve Ter Stegen u hodh në të majtë dhe kapi goditjen e Ter Stegen-it. Në këtë takim, u rikthye në fushë Leo Messi, i cili kishte 43 ditë jashtë për shkak të një dëmtimi.

Në Grupin G, Lioni barazoi 1-1 me Zenit Shën Petërsburgum, kurse Lajpcigu fitoi mundi 1-2 në transfertë Benfikën. Ajaksi fitoi me trigolësh kundër Lilës në Amsterdam, ndërsa në Grupin H befasoi Çelsi, që u mund nga Valencia në “Stamford Bridge”.

Të fundit