Flash News

KRYESORE

Cilët janë këngëtarët më të paguar në Shqipëri?

Cilët janë këngëtarët më të paguar në

Edhe pse shpesh herë ankohen se janë ‘të varfër’ artistët shqiptar paguhen goxha për koncertet që mbajnë. Një menaxher club-esh ka zbuluar për revistën  “Who” se sa shkojnë  pagesat e këngëtareve.

Ai ka thënë se gjatë sezonit veror, artistët që kanë publikuar këngë të reja së fundmi,  paguhen duke nisur nga minimumi 1500 euro, e për të vazhduar deri në 6000 euro.  Kështu, në bazë të llogaritjeve, një këngëtar paguhet mesatarisht 3000 euro për një koncert gjatë verës, shifër që e bën edhe më të thjeshtë përllogaritjen e të gjithë sezonit veror.

Nëse konsiderojmë se një artist ka të paktën 50 data koncertesh, nga 75 që ka i gjithë sezoni, atëherë dalim në përfundimin se vetëm gjatë muajve të verës artistët fitojnë plot 150 mijë euro. Disa prej tyre e arrijnë këtë shifër me pjesëmarrjen në dasma, e gëzime të tjera familjare, që gjatë verës janë padyshim më të shumta në numër. Emrat që përfshihen në listën e atyre që kanë këto fitime, sipas “Who” janë:

Noizy

Flori Mumajesi

Aurela Gaçe

Alban Skenderaj

Xhensila Myrtezaj

Sinan Hoxha

Nora Istrefi

Ledri Vula

Dhurata Dora

Kida

Samanta Karavella

Të fundit