Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Edi, im vëlla, u nis sot herët për në Boston. Fillimisht me makinë për në Gjenevë, nëpërmjet kufirit italian në Aosta. Pas një ndalese në Paris do të jetë në ‘shtëpi’ rreth orës 19.00 të mbrëmjes së të dielës. Shtëpia me thonjëza sepse është detyruar të rezervojë një apartament me Air BNB, ku do të kalojë 14 ditë për të respektuar karantinën, por edhe se Suzannah, e shoqja, është shtatzanë për herë të parë. Asnjë kujdes nuk mund të jetë i tepërt.
Izolimi im është tashmë i trefishtë. Mama e sëmurë, karantina italiane që pengon daljen nga shtëpia, përjashto rastet e emergjencës, dhe, që prej pasdites së të shtunës një vendim i kryeministrit Rama që fluturimet nga Zvicra dhe vende të tjera euopiane të mos lejohen në Rinas.
Bileta e datës 26 është vetëm një artefakt personal.
Vendimi i Ramës është drastik dhe i çuditshëm, duke tejkaluar edhe Presidentin Trump i cili pat marrë një vendim të ngjashëm, por jo për shtetasit amerikanë: ata mund të vazhdojnë të kthehen duke marrë ndihmë dhe lehtësira nëpërmjet Departamentit të Shtetit. Rama ka njoftuar vetëm bllokimin, pa ofruar asnjë derë për të trokitur për shqiptarët që ndodhen jashtë.
Hiq këtu derën e Air Albania dhe atë të Kostandinopojës së re të qeverisë shqiptare, Stambollin.
Nuk ka gjë të re në atë se Rama dhe qeveria e tij bëjnë shtatë hile dhe një punë duke patur parasysh imazhin dhe jo lehtesirat e individit apo publikut.
Kryeministri e ka drejtuar nga banesa e tij në fshatin surrel, një ngjizje e arkitekturës brutale e cila nuk i shkon asgjëje tjetër më shumë se një lufte të fundbotshme me Covid-19, karantinën e Shqipërisë. Prej sigurisë së instalacionit të vet artistik derdhur në betonarme, ai ka hequr çdo ditë një tullë nga muri i lirive civile të shqiptarëve, duke ruajtur të drejtën e vetes për t’i konsideruar këto liri si ekskluzivitete të vetat. Cinikët dhe kundërshtarët mund të thonë se Edi Rama i ka shijuar këto ditë si asnjë më parë në serinë e gjatë të rreth 7 viteve qeverisje. Aktet e tij normative nuk kanë hasur në kundërshtimin e opozitës, as të Presidentit. Të pabindurit, ata që nuk e kanë respektuar shtetrrethimin, ai ka premtuar se do ta shpërndajë me ujë dhe gaz lotjellës.
E diela ishte dita e parë kur Edi Rama e futi më në fund turmën e vet të pabindur në karantinë. Kronikat televizive nga terreni dëshmonin sheshe shkretanie. Jeta ishte mbyllur brenda. Dhëmbët e kërcënimeve të kryeministrit konturonin një ngërdheshje triumfi, ndërsa i zoti shpallte fermanin e fitores nga Surreli.
Për t’ia arritur qëllimit, kryeministri të cilin shumë kritikë e cilësojnë si editor-in-chief (kryeredaktor) të medias shqiptare, përdor edhe një teknikë për shfarosjen e së cilës ka bërë një ligj më vete: fake news.
‘Le Iene’, këtu në Itali, plotësoi numrin dy të fërkimeve me Ramën kur detektoi se një video e hedhur në llogarinë e tij në Facebook si ‘pamje nga Spanja’ ishte e rrejshme. Nuk bëhet fjalë për qytetarë që ndiqen nga Policia si masë për mosrespektimin e karantinës Covid-19, por sekuenca që vijnë nga Algjeria dhe pa lidhje me luftën ndaj koronavirusit.
Edi Ramën nuk e dënon teprimi në qëndrimet ndaj koronavirusit; në të kundërt e bën të dyshuar si menaxher vonesa për të mbërritur në krye të seriozitetit dhe të punëve. Dy javët e para, kur Covid-19 po shpërhapej nëpër vendin fqinj më shumë se vera në tavolinat e drekave italiane, kryeministri i Shqipërisë i etiketonte si përhapës paniku të gjithë ata që thonin se duheshin marrë masa. Ky alarm ngrihej me të drejtë duke ditur lidhjet shumë të ngushta të Italisë me Shqipërinë: nëse në Romë teshtihet, Durrësit i duhet të thotë ‘shëndet’ dhe të shkojë të kontrollohet për grip.
Ndërkryerja publike që na shërben Rama është një mizanskenë. Një armë në skenë në aktin e parë pritet që të qëllojë në aktin e fundit. Por kryeministri e pat humbur aktin e parë të dramës duke inskenuar tërbime me ata që përhapnin panik. Ai mund të qëllojë me akte normative, por fakti se nuk arriti ta kapte në kohë armën anti-Covid to ta penalizojë duke e bërë të duket një sufler i koronavirusit.
Me Air Albanian më lidh episodi i një refuzimi. Kur pompa e madhe qeveritare për linjën shtetërore, që gëzonte kujdesin e kryeministrit, parashikoi edhe një udhëtim Tiranë-Stamboll për gazetarët, kam qenë një ndër të ftuarit.
Tani ajo ftesë është shdërruar detyrim qeveritar. E vetmja mundësi që të kthehem në Tiranë.
Një linjë e përqeshur dhe e dyshuar, e plagosur në imazh publik nga qortimet për mungesë transparence, avionët e AA do të jenë zogjtë e vetëm supersonikë të linjave komerciale me leje për t’u futur në qiejt e Shqipërisë.
Në kohë ekstreme thuajsë të gjithë e humbasin kurorën dhe pajtohen me virusin. Kush jam unë që të bëj sikur jetojmë ende p.e.c. (para erës së Covid 19).
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38