Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Thashetheme katundi”, Rama refuzon të përgjigjet për Ahmetajn dhe Vlora Hysenin

“Thashetheme katundi”, Rama refuzon të përgjigjet për

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët, teksa u pyet për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe Vlora Hysenin, ish-shefen e shërbimit inteligjent të Kosovës.

Rama i ka quajtur thashetheme katundi politik e mediatik, teksa kërkoi që vëmendja të përqëndrohet te pagat dhe ekonomia.

“Nga unë mësoni të dëgjoni pagat, ekonomia, mireqënien e njerzve. Këto pastaj thashethemet e katundit tonë politik mediatik i kemi bërë bashkë për shumë vite. Nuk kam dëshirë, nevojë dhe as kohë të merrem. Ahmetaj? Kjo është pjesë e këtyre thashethemeve”, tha Rama.

Vlora Hyseni është propozuar nga kryeministrit Rama në postin e drejtueses së SHISH, por ajo ende nuk është dekretuar nga Presidenti Brajram Begaj. Hyseni është shkarkuar nga detyra si shefe e shërbimit inteligjent të Kosovës në qershor të 2021, me urdhër të kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

 

Të fundit