Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Rama urdhëron punonjësit e administratës në Durrës të paraqiten në takime elektorale

Bylykbashi: Rama urdhëron punonjësit e administratës në

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi, ka thënë se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar punonjësit e administratës publike, mësuesit, mjekët dhe infermierët në Durrës që të paraqiten me detyrim, në takime elektorale.

Bylykbashi, shkruan në Facebook, se ky është një veprim i paligjshëm dhe përbën vepër penale.

"Edi Rama ka urdhëruar punonjësit e administratës publike, mesuesit, mjekët dhe infermierët në Durrës që të paraqiten sot, me detyrim në takime publike fushate zgjedhore me Kryeministrin. Kjo është e paligjëshme dhe vepër penale!

Ajo që është akoma më e dënueshme është se janë urdhëruar edhe nxënës që të dalin bashkë me prindërit në takim me Kryeministrin.

Këto janë jo vetëm shkelje të Kodit Zgjedhor por edhe të Kodit Penal.

Të gjithë drejtuesit e administratës publike, drejtorët e shkollave dhe shërbimit shëndetësor do të mbajnë përgjegjësi penale për këto shkelje!", shkruan Bylykbashi.

Të fundit