Flash News

KRYESORE

Doli pozitiv me coronavirus, shërohet pas dy javësh këngëtarja Pink: Kjo sëmundje është serioze

Këngëtarja e njohur Pink rezultoi pozitiv me coronavirus. Në një status në rrjtetet sociale, Pink ka treguar se si dy javë më parë pati shenjat e Covid-19 bashkë me djalin e saj 3 vjeç, por pozitive doli vetëm ajo.

"Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë po tregonim simptoma të Covid-19. Për fat të mirë, mjeku ynë i kujdesit parësor dyshoi menjëherë dhe pas testit unë dola pozitiv," tha ajo.

Familja qëndroi në shtëpi për dy javë, dhe pas kësaj periudhe testoi negativ disa ditë më parë.

"Ishtë një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos bërë testime më të mëdha," tha Pink. "Kjo sëmundje është serioze dhe e vërtetë".

Pink tha se do të dhurojë gjithsej 1.000,000 dollarë fondit të Urgjencës së Spitalit Universitar Temple të Los Angeles.

Të fundit