Flash News

KRYESORE

Drejtori i Postës shqiptare, profili i socialistit Laert Duraj dhe lidhjet me biznesin universitar

Ish-ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, aktualisht deputet i PS, ka bërë një urim të veçantë dje në rrjetet sociale.

Ai uronte drejtorin e ri të postës, duke lartësuar vizionin dhe energjinë e tij.

Shkruan Çuçi: “Urime mikut dhe një prej anëtarëve më punëtor dhe profesionist të skuadrës së Gjirokastrës, Laert Duraj në detyrën e re si drejtor i Postës Shqiptare. Jam i sigurt se me energjinë dhe vizionin e tij do të sjellë një frymë të re në punën dhe efikasitetin e këtij institucioni! Urime Laert!”.

Por kush është Laert Duraj të cilit i referohet Çuçi?

Duraj ishte kandidat për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit në qarkun e Gjirokastrës, por pa arritur që të merrte mandatin.

Ai gjithashtu është pronar i institucionit privat arsimor, Kolegji Profesional i Tiranës.

Në të kaluarën, Duraj ka qenë aksioner në Universitetin Europian të Tiranës, që aktualisht është nën pronësinë e Henri Çilit.

Duraj, është me origjinë nga Tepelena, një zonë që i ka sjellë shumë burime njerëzore Partise Socialiste.

 

Të fundit