E diela pa makina, Malaj: Nismë e pakonceptueshme, penalizon bizneset e turizmit

Ish- deputeti i PS dhe eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, duke komentuar nismën e qeverisë për të dielat pa makina u shpreh se nuk mund të konceptojë dot një të dielë pa makina.

I ftuar në rubrikën Opinion, ai u shpreh se nëse ndalohen makinat të dielave, siç thotë Rama në nismën e tij atëhere do të penalizonte bizneset e turizmit që presin fundjavën.

Sipas Malajt si bizneset, dhe klientët duan liri dhe qeveria duhet të rihapë totalisht ekonominë.

“Është e vështirë për të dalë me rihapjen e ekonomisë, por teksa mjekët shohin një rënie, është shtuar problemi se sa pandemia shkakton viktima, ekonomia dhe mbyllja e saj ka kosto.

Edhe tek impaktet mjekësore, shëndetit mendor, por edhe liria e ekonomisë sjell impakte pozitive, por sjell impakte negative nëse vijojnë kufizimet. Ka paqartësi për kufizimet. Të gjitha këto na kanë çuar në një moment që ekonomia shqiptare do të ketë një rënie prej 5-9 %. Pra duhen shqyrtuar të gjitha mundësitë që të hapet ekonomia. Masat kanë funksionuar, ka ndërgjegjësim. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të bashkëjetojmë me pandeminë. Kështu cënimi i lirive do të jetë edhe më i vogël. Asnjëherë rreziqet nuk do të zhduken dhe tek krizat impakti më i madh është tek individët, si impaktohet. I jepet prioritet sigurisë së jetës, por më shumë prioritet duhet të jenë protokollet e sigurisë. Duhet të ketë hapje. E paqartë se pse duhet të kishte orar lëvizjeje.
Fakti që ka rritje ndonjëherë të rasteve, atëhere nuk duhet të orientohemi tek shtrëngimi i masave, por tek respektimi i protokolleve. Nuk mund ta konceptoj mbylljen e së dielës, është penalizuese të turizmin.
Të bësh masa të tilla në një kohë kur bizneset janë goditur rëndë nga pandemia. Qeveritë duhet të shpëtojnë bizneset nga shkëmbi, por jo ti çojnë tek humnera. Bizneset duan liri, por edhe klientët duan liri kështu mund të shpenzojnë. Nëse orientohemi nga fakti se nuk dimë kur do hapet ekonomia”,  tha Malaj.