Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, dy të plagosur

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Si pasojë drejtuesi i një makinë dhe pasagjeri që ndodhej në të kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit