
Nisin zyrtarisht dëbimet nga Italia drejt Shqipërisë , 15 të parët mbërrijnë, vijon transporti
Një anije ushtarake italiane me 15 emigrantë është nisur nga porti i Brindisit drejt Shqipërisë, duke shënuar transportin e radhës në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së. Sipas burimeve zyrtare, një tjetër grup prej 25 emigrantësh pritet të niset mbrëmjen e sotme drejt vendit tonë, duke e çuar në 40 numrin total të personave që do të vendosen në kampin e Gjadrit.
Këta emigrantë, të cilët kanë marrë urdhër dëbimi nga territori italian, do të strehohen në qendrën e posaçme në Gjadër, tashmë e shndërruar në një strukturë për riatdhesim sipas draftit të ri të miratuar nga qeveria e Giorgia Melonit.
Në muajin janar të këtij viti, Shqipëria priti grupin e tretë dhe më të madh të emigrantëve në qendrën e pritjes në Shëngjin, pas dy rasteve të mëparshme në tetor dhe nëntor 2024. Në të dyja rastet, gjykatat italiane nuk e kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve në objektet shqiptare, duke pezulluar përkohësisht zbatimin e marrëveshjes.
Kontestimet ligjore lidhen kryesisht me përkufizimin e vendeve të origjinës së azilkërkuesve dhe mungesën e një liste të përbashkët të “vendeve të sigurta” mes shteteve të BE-së. Qeveria italiane ka mbrojtur qëndrimin e saj, duke theksuar nevojën për lista të personalizuara për secilin vend anëtar.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë ekzekutivit italian, duke konfirmuar se përcaktimi i vendeve të sigurta është kompetencë ekskluzive e Ministrisë së Jashtme dhe ministrive të tjera përkatëse, dhe jo e gjykatësve të çështjeve individuale.
Marrëveshja për ndërtimin dhe funksionimin e këtyre qendrave u nënshkrua në vitin 2023 mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ajo ka ngjallur kritika të forta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigracionit në vende më të dobëta ekonomikisht dhe ligjërisht.
Opozita italiane e ka quajtur këtë projekt të kushtueshëm dhe joefikas, me një kosto prej rreth 800 milionë euro për pesë vite, ndërsa ka theksuar se ai përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të fluksit të përgjithshëm të emigrantëve që hyjnë në Itali çdo vit.
Ndërkohë, Komisioni Evropian dhe disa liderë të BE-së kanë shprehur interes për modelin italian-shqiptar, duke e konsideruar si një alternativë për menaxhimin e emigracionit jashtë kufijve të unionit.
Të fundit



Këmbimi valutor, 30 maj 2025
30 Maj 2025, 08:58

Ilir Alimehmeti ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë
30 Maj 2025, 08:38

Horoskopi, parashikimi i yjeve për sot
30 Maj 2025, 08:08

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Maj 2025, 07:45
Si do të shpëtojmë nga regjimi? Lubonja: Nuk e ka më fajin Berisha
29 Maj 2025, 22:57



BIRN: Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike
29 Maj 2025, 22:14

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj 2025, 21:40
Nga Shijaku në Lushnje, Berisha tregon bandat e armatosura që ndihmuan PS
29 Maj 2025, 21:29


Berisha: Pse Rama ia dorëzoi Portin e Durrësit kartelit Troplini
29 Maj 2025, 21:08


KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë
29 Maj 2025, 20:36



Përplasen 4 makina në Fier, dy persona të lënduar
29 Maj 2025, 19:10








Mbante armë në banesë! Arrestohet një person në Maliq
29 Maj 2025, 16:59
Hamasi merr një propozim të ri nga SHBA-ja për armëpushim
29 Maj 2025, 16:58


BIRN: Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës
29 Maj 2025, 16:08




Gjethet e arrave, mësoni si t’i përdorni për shëndetin
29 Maj 2025, 15:26
Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit
29 Maj 2025, 15:08

Rritja e kredisë për individët nuk ndalet, por frenojnë bizneset
29 Maj 2025, 15:01
Rama u shfaq krah Brok, Berisha: Urimi i Elmar për të është ironi
29 Maj 2025, 14:47
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
29 Maj 2025, 14:37
Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi
29 Maj 2025, 14:34

Të përfshirë në trafikun e d*ogës, ekstradohen tre persona drejt Italisë
29 Maj 2025, 14:08

“Dhjetëra fëmijë po vdesin”, ambasadori palestinez shpërthen në lot në OKB
29 Maj 2025, 13:52
Çfarë shohim kur vdesim? Aktivitet i trurit që po vdes jep disa të dhëna.
29 Maj 2025, 13:43
PD mbledh drejtuesit politikë në selinë blu
29 Maj 2025, 13:28

Kontrolle në burgun e Durrësit, kapen 10 celularë, i përdornin të dënuarit
29 Maj 2025, 13:12
Bankat të shqetësuara për çmimet e pronave
29 Maj 2025, 12:58


Deputeti socialist: Shkoj me qejf në burg nëse është blerë një votë
29 Maj 2025, 12:30


PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare: Ndryshoni rendin e ditës
29 Maj 2025, 12:07


Parlamenti i ri/ 82 deputetët që do të mungojnë nga shtatori
29 Maj 2025, 11:26

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Tiranës
29 Maj 2025, 11:09



Hetimet për Metën, avokati: SPAK me agjendë politike
29 Maj 2025, 10:30
U dënua me 1 vit burg, Ervin Salianji kërkon liri me kusht
29 Maj 2025, 10:24

Elon Musk largohet nga administrata Trump
29 Maj 2025, 09:54
Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori
29 Maj 2025, 09:46

Raporti i Bankës Botërore: 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025
29 Maj 2025, 09:31




Shpërthim me tritol brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
29 Maj 2025, 08:47
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
29 Maj 2025, 08:27
Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë, shkrumbohen katër prej tyre
29 Maj 2025, 08:12
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
29 Maj 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Maj 2025, 07:48

Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet
28 Maj 2025, 22:43






