Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përkthyesi i Kadaresë në gjermanisht: La një boshllëk të madh nga pas

Në një intervistë ekskluzive me DW, përkthyesi i Ismail Kadaresë në gjermanisht, Joachim Röhm, flet për marrëdhënien me shkrimtarin, dhe librat e tij të preferuar.
Deutsche Welle: Sot erdhi lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të famshëm të letrave shqipe Ismail Kadare, dhe njëkohësisht autorit tuaj më të rëndësishëm. Çfarë ndjenjash dhe kujtimesh ju solli ky lajm?
Joachim Röhm: Shumë, shumë të dhimbshme. Sepse e di, që ka ikur jo vetëm një shkrimtar i madh i kalibrit botëror, por edhe një figurë orientuese për të gjithë kombin shqiptar, i cili ka arsye për të qenë krenar me Kadarenë. Falë tij, Shqipëria mbeti e fokusuar drejt Europës gjatë tranzicionit nga komunizmi në një shoqëri të lirë. Humbja është e madhe, jo vetëm letrare. Kam shumë kujtime të vlefshme, prej mbi katër dekadash që e kam njohur personalisht, por ato nuk mund të përmblidhen në pak fjalë.
Si ishte marrëdhënia juaj personale me Kadarenë?
Kemi pasur shumë takime gjatë këtyre dekadave, lexime, udhëtime letrare dhe konferenca në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse. Në Shqipëri takoheshim gjithmonë, kur shkoja për vizitë ose në shtëpinë e tij, ose në kafenetë që i donte aq shumë. Mund të them se mes nesh ishte krijuar një marrëdhënie miqësore. Ndonjëherë nuk pajtohej me mendimet e mia, por me të mund të diskutoje për gjithçka. Si përkthyes vlerësoja mundësinë për ta pyetur gjithmonë, por ai asnjëherë nuk ndërhynte në punën time.
Nëse do të donim ta përshkruanim Ismail Kadarenë në bazë të personazheve të letërsisë së tij, kush do ta karakterizonte më së miri?
Ah, mendoj se shumë nga personazhet kanë diçka prej tij. Por besoj se kjo vlen për pothuajse të gjithë shkrimtaret dhe shkrimtarët. Vepra më personale e tij është ndoshta "Aksidenti", por e di që raporti i tij me këtë libër më vonë ishte i dyzuar. Në gjermanisht nuk është përkthyer. Te personazhi i Besian Vorpsit nga "Prilli i thyer" gjen autorin në interesin e tij për traditat shqiptare. Te Rudian Stefa, në librin "E Penguara", sheh shkrimtarin që duhet të mbijetojë nën mullinjtë e regjimit. Por personaliteti shumë kompleks i Ismail Kadaresë nuk mund të gjendet i tëri në librat e tij. Dhe besoj se kjo nuk mund të pritet.
Cili libër i Kadaresë tregon më së miri sipas jush mjeshtërinë e penës së tij?
Ismail Kadare pëlqente formën e shkurtër, dhe shumë vepra të tij tregojnë se sa mirë e zotëronte atë. Këtë e dëshmon më së miri vëllimi "Vjedhja e gjumit mbretëror". Romane si "Dimri i vetmisë së madhe" dhe "Koncert në fund të dimrit" tregojnë se ai e ndiente veten të sigurt edhe në forma më komplekse shkrimi.
Ju, si përkthyes, a keni një libër që e doni më së shumti?
"Kronikë në gur". Ishte romani i parë i Kadaresë që kam përkthyer në gjermanisht (asokohe në shtëpinë botuese “Residenz" në Salzburg, Austri) dhe, sipas meje, është vepra e tij më intime dhe më e ngrohtë. Por edhe "Kamarja e turpit" është një libër, krejt ndryshe nga i pari, që më pëlqen shumë; po ashtu, personazhi i Gjorgut te "Prilli i thyer".
Ju e keni shoqëruar atë në shumë lexime në Gjermani. Çfarë pëlqenin lexuesit gjermanë më shumë te vepra e Kadaresë?
Jo vetëm në Gjermani, por edhe në Austri dhe Zvicër, Kadareja kishte një audiencë relativisht të vogël, por besnike dhe të përkushtuar. Lexuesit gjermanë vlerësonin sesi Kadare ndriçonte ndërveprimin midis miteve dhe realitetit dhe e përdorte këtë për të zbuluar marrëdhëniet e pushtetit. Kjo mund të jetë njëra nga arsyet e pëlqimit. Por ndoshta edhe njëfarë ekzotizmi i tij nga këndvështrimi i këtushëm; ose edhe talenti i tij i veçantë si rrëfimtar.
Përkthimet tuaja të veprave të Kadaresë janë shumë të vlerësuara në Gjermani dhe ju keni fituar çmimin e njohur Jane Scatcherd për përkthyes. Kadare vetë nuk ka fituar një çmim të rëndësishëm letrar në Gjermani. Si e shpjegoni këtë?
Në Gjermani nuk ka çmime letrare të krahasueshme me Man-Booker ose Princi i Asturias. Por, fakti që Kadare mund të jetë parë me dyshim nga disa figura të skenës letrare gjermane, ka të bëjë me debatin e këtushëm për përgjegjësinë e shkrimtarëve gjatë socializmit. Ky debat filloi në vitet '90 rreth figurës së shkrimtares Christa Wolf. U krijua një perceptim i padrejtë për Kadarenë dhe shumë kritikë letrarë, që më parë e lëvdonin atë, filluan ta kritikonin, megjithëse vepra e tij nuk kishte ndryshuar. Mendoj se shumica e tyre nuk e njihnin realitetin brutal të Shqipërisë, me të cilin duhej të përballeshin autorët shqiptarë, ndaj dhe besuan shumë lehtë në thashethemet nga skena letrare e përçarë shqiptare. Unë kam shkruar për këtë gjetkë. Gjithsesi, është e pamohueshme që debatet e atëhershme kanë lënë ende një shije të hidhur.
Shihni në letërsinë shqipe një pasardhëse ose një pasardhës të denjë, që mund ta zërë vendin e Kadaresë?
Nuk besoj se shkrimtarët e mëdhenj mund të zëvendësohen ose duhet të zëvendësohen. Një Kafka i dytë? Vështirë të parafytyrohet. Është e qartë se Kadareja lë një boshllëk të madh. Por fakti, që letërsia shqipe është tani në gjendje jo fort të mirë, nuk ka të bëjë me Kadarenë. Ka arsye të tjera, të shmangshme dhe të pashmangshme. Përmirësime mund të arrihen, nëse shkrimtarët nuk e kthejnë kokën vetëm nga e kaluara, por fillojnë të merren seriozisht me realitetet e sotme, ashtu siç bënte Kadareja në kohën e tij.
Joachim Röhm, i lindur më 1947-n në Stuttgart, është përkthyesi më i rëndësishëm i veprave të Ismail Kadaresë në gjermanisht. Röhm është vlerësuar me çmimin Jane Scatcherd (Fondacioni Heinrich Maria Ledig-Rowohlt) dhe me çmimin Jusuf Vrioni për përkthyesit (Republika e Shqipërisë). DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38