Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ "Besoj te programi i Bashës", Presidenti i PPE-eve thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votojeni. Ai dhe McAllister shprehën mbështetjen ndaj programit të PD.

■ Përfundon ndërtimi i spitalit të Fierit, priten punonjës edhe nga Turqia; numri i shtretërve dhe shërbimet që do të ofrohen.

■ Ka nisur puna për të ruajtur institucionet kryesore në vend. GJKKO dhe SPAK janë "blinduar" nga ushtria pasi janë objekte të rëndësisë së veçantë.

Incident para takimit të Ramës në Fier, LSI: Bashkia po na heq banderolat, është e paligjshme. E lidhur: “Fierakët të mprehin sfurqe dhe sëpata”, Meta: Armando Subashi do të shkojë në burg.

■ “Kam informacione brenda PS-së”, Meta thirrje komisionerëve të opozitës: Mbroni votat e kandidatëve socialistë

■ Mes socialistëve që u përleshën me mbështetësit e Bashës/ Vritet ish-kryetari i LSI dhe ish-aktivisti i PDIU, Pjerin Xuvani

E lidhur me: Kush është efektivi i policisë që ekzekutoi Pjerin Xhuvanin, mbështetës i PD

E lidhur me: “Makina që shikoni atje ka karta identiteti dhe para”, Bardhi nga vendi i krimit në Elbasan: Trupin e shihni vetë

Largim nëse s’fiton zgjedhjet? Rama: Hallin për të krijuar qeverinë e re do ia delegoj dikujt tjetër.

■ “Del çorodit gjithë miletin”, Rama paralajmëron Metën me shkarkim: Pas zgjedhjeve do shohim ç’do bëjmë .

■ Përplasja në Elbasan, Gazment Bardhi sqaron ngjarjen: Klement Xhaferri hapi zjarr në prani të policisë, Paplekaj s'është truproja ime, kishte armë me leje  .

■ Krimi në Elbasan, Yuri Kim mesazh Metës, Ramës dhe Bashës: Ushtroni vetëpërmbajtje, të refuzohet dhuna.

■ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s: Qëllova për vetëmbrojtje.

 

Të fundit