Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Ç’vendim do merrni për Berishën nëse bëheni kryetar i PD? Qëndrimet e 4 kandidatëve pas vendimit të DASH 

■ Plani i rindërtimit për 23 godina, Gjykata Administrative ndalon shembjen e pallateve në Kombinat 

■ Mosdekretimi i Cakajt, Gjykata Kushtetuese pushon gjykimin për konfliktin Rama-Meta

■ “50% e infeksioneve Covid nga Ballkani”, Rama ‘përplaset’ ne Bild me ministrin gjerman: Skandal! Shqipëria, s’është zonë rreziku

■ MONYEVAL: Shqipëria nuk ka përmirësuar ndjeshëm masat kundër pastrimit të parave

KAS rrëzon kërkesat e PD-së dhe Boiken Abazit për qarkun e Tiranës

■ Mbyllen pavijonet "Covid" në spitalet rajonale, Manastirliu: Pritet lehtësim i masave nga komiteti

Rama takon rektorët dhe njofton krijimin e Komitetit për Politikat e Arsimit të Lartë, si do të funksionojë

KLP emëron drejtuesin e prokurorisë së Apelit në Tiranë dhe atë të shkallës së parë Durrës

■ Ministria e Arsimit publikon datat, viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar nis më 13 shtator

■ KQZ bën zëvëndësimet në Kuvend/ Mandatin e Finos e merr Gentiana Cakrani, e humbet deputeti i PSD-së.

E lidhur: KQZ: 13 qytetarë kanë votuar më shumë se një herë në Shkodër.

■ Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës u mblodh për të përgatitur raportin paraprak të hetimeve. Hyseni ngre akuza: Ka përdorur pozicionin për përfitime personale, nuk ishte faktor neutraliteti.

■ Grupimi "Për PD" kërkon rikthimin në garë të Ibsen Elezit dhe që Basha të deklarojë burimet financiare të fushatës së tij. Liston edhe katër kërkesa të tjera.

■ Kadilli prezanton platformën: Për një PD të hapur dhe një parti më të madhe se kryetari. Nga ndryshimi i Kushtetutës te ndarja administrative, çfarë kërkon të ndryshojë Kadilli.

■ KOMENT/ Uji i pijshëm i Tiranës, që nuk pihet, (dhe kërcënimi që qytetit i vjen nga fshati) 

E lidhur: Meta: Bashkia ka rrezikuar jetën e qytetarëve, çështja të shkojë në instanca më të larta 

Të fundit