Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Shfuqizimi i nenit për mandatet, ISP: Nëse vendimi do të merrej para 25 prillit 34 deputetë nuk do të ishin zgjedhur; kush janë

■ Sikurse u paralajmërua, nisin largimet nga radhët e Policisë së Shtetit/ Shkarkohet nga detyra drejtori i Sigurisë Publike dhe kreu i Drejtorisë së Policisë Kukës, Alban Çela

■ DASh publikon raportin e 2021 mbi trafikun e qënieve njerëzore: Shqipëria nuk i përmbush standardet minimale

■ "Samiti i Prespës", udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Ohër, fokusi i takimit

■ E lidhur: Palmer: SHBA-ja është e zhgënjyer nga vendimi i BE-së për negociatat, pengon synimet tona në rajon

■ Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin '2021' dhe marrëveshjen me Pfizer Miratohet data, seanca e fundit e këtij Kuvendi mbahet më 7 Korrik

E lidhur: Kuvendi miraton një miliard lekë shtesë nga buxheti i shtetit për pajisjen me dronë nga Turqia

■ Philip Reeker takon Edith Harxhin, ish-kandidatja për kryetare e PD-së zbardh bisedën

E lidhur: FOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë Princ Lekën në rezidencën e Familjes Mbretërore

■ Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kim “vë në rresht” Metën, Ruçin dhe Bashën; Mungon Rama

■  "Do t’u kalojmë pasurinë e një personi që ka vdekur"/ Shkatërrohet grupi i mashtrimit kompjuterik, shkaktuan një dëm prej 100 mijë eurosh

Rihapen kufijtë me Greqinë, Kapshtica dhe Kakavija do funksionojnë gjatë 24 orëve

■ Sllovenia merr presidencën e Bashkimit Europian mes shumë pikëpyetjesh

Të fundit