
Pronat e konfiskuara në Tiranë për dy vitet e fundit arrijnë në vlerën 7,3 mln euro
Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024 llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16 qytetet e Shqipërisë.
Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre.
Pasuritë e konfiskuara bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kaluar në favor të shtetit.
Në Tiranë vlera e pronave të paluajtshme përshirë apartamente banimi, ndërtesa, ambiente biznesi apo troje llogaritet të jetë rreth 708,504,838 lekë apo rreth 7,3 mln euro.
Në Tiranë pasuritë e konfiskuara janë bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për periudhën 2022-2023-2024.
Pasuritë e tjera të paluajtshme të konfiskuara gjenden në qytetet si, Durrës, Shijak, Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Berat, Kuçovë, Poliçan, Elbasan, Rrëshen, Lezhë, Shkodër dhe Peshkopi.
AAPSK ka sqaruar se katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Sipas ligjit “Për administrimin e pasurive të konfiskuara” pronat e konfiskuara mund të shiten apo të lëshohen me qira nëpërmjet të cilave shteti siguron të ardhurave.
Fillimisht pasuritë e paluajtshme të sekuestruara kalojnë në pronësi të shtetit.
Ligji përcakton se me marrjen dijeni të vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurive, Agjencia, brenda 30 ditëve, u kërkon institucioneve përkatëse për kalimin e pasurisë në favor të shtetit dhe në administrim të Agjencisë.
Me kalimin e pasurisë në favor të shtetit, Agjencia përgatit raportin tekniko-financiar me rekomandimet përkatëse për destinimin, mënyrën dhe kushtet e administrimit të pasurisë së konfiskuar.
Ndërsa Këshilli i Ministrave, me vendim, përcakton kriteret e vlerësimit, të mënyrave dhe të procedurave të dhënies në përdorim e të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara.
Nga administrimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga shteti përfitohen të ardhura nga: a) dhënia me qira e pasurive; b) administrimi i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të tretëve i veprimtarive ekonomike; c) interesat e përfituara nga depozitimi i vlerave monetare në llogari bankare apo bono thesari; ç) të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara; d) të ardhurat nga shitja e pasurive; dh) të ardhura të tjera në çdo lloj cilësie a burimi të ligjshëm./MONITOR
Të fundit



Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14





Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë
3 Maj 2025, 11:24

Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan
3 Maj 2025, 10:35
Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të përdhunojë shitësen
3 Maj 2025, 10:03
Shqiptari humb jetën në aksident me motor në Itali
3 Maj 2025, 09:51




Modeli ekonomik, Shqipëria kampione e Europës në ndërtim
3 Maj 2025, 08:49


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Maj 2025, 08:07
Emigranti i revoltuar i'a numëron Ramës: Je kthyer në rrezik kombëtar
2 Maj 2025, 23:04
Kosova hap ambasadë në Malajzi
2 Maj 2025, 22:21





Analiza: Pse tregtia BE-Ukraina ka rrezik të bëhet më pak e lirë?
2 Maj 2025, 20:54
Pyetjet që gozhdojnë rilindjen, pse qepën gojën Spiropali dhe Manja?
2 Maj 2025, 20:50

Iu refuzua azili në Itali, 15 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit
2 Maj 2025, 20:30
Kthimi i Edi Ramës në fushatën (humbëse) e 2011
2 Maj 2025, 20:22
Momente paniku në Shtutgart/ Makina “shkel” mbi turmën e qytetarëve
2 Maj 2025, 20:02


Berisha: Rama udhëton dy herë më shumë se presidenti i SHBA
2 Maj 2025, 19:00

Phoebe Gates zbulon pa dashje se Bill Gates ka sindromën e Aspergerit
2 Maj 2025, 18:45









SHBA tërhiqet nga negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë
2 Maj 2025, 16:42
Shenjat e zodiakut që gjithmonë e kuptojnë kur po i gënjen
2 Maj 2025, 16:27


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 15:56
Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija” në Tiranë
2 Maj 2025, 15:41

Kush mundë ta ndalë rritjen e çmimeve?
2 Maj 2025, 15:08


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 14:34
Vjedhje në spitalin e Korçës, grabitet infermieri dhe pacienti
2 Maj 2025, 14:33
Banorët e Hotolishtit paralajmërojnë Rama-Ballukun: Ose ne, ose ju
2 Maj 2025, 14:21

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist
2 Maj 2025, 13:59



Begaj pret me ceremoni shtetërore Mbretin Abdullah II të Jordanisë
2 Maj 2025, 13:10


Ekstradohet sot nga Dubai, Florenc Çapja
2 Maj 2025, 12:39
Berisha: Çdo fshat do të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit
2 Maj 2025, 12:30
