Flash News

KRYESORE

Eduard Selami ka dy pakënaqësi ndaj Bashës: Në Korçë nuk mbajte premtimin…

Eduard Selami ka dy pakënaqësi ndaj Bashës: Në

Kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami ka shprehur pakënaqësi ndaj kandidatit tjetër në garë, Lulzim Basha, i cili është njëkohësisht kryetari ende në detyrë i partisë. Selami tregon se Basha i ka premtuar se debatet mes tyre do të ishin të hapuara për publikun dhe median, por kjo nuk ndodhi gjatë përballjes në Korçë.

Gjithashtu, Selami kërkon që të bëhen publike listat me anëtarët e PD-së që do të votojnë më 22 korrik..

Reagimi i Eduard Selamit:

Të dashur miq.

Gara për kryetar të Partisë Demokratike është në kulmin e saj. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë këtë periudhë.

E kam thënë më parë se kjo garë është e pabarabartë nga ana strukturore por është tërësisht e fitueshme.

Unë dua që PD t’i kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj.

Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës.

Së dyti, i kërkoj të bëjë publike listën e anëtarëve të partisë demokratike të cilët do të votojnë. Nuk ka asnjë arsye që këto lista të mbahen të fshehta, ne nuk jemi parti e jashtëligjshme. Duhet transparencë. Anëtarët e PD janë krenarë që janë demokratë dhe nuk kanë frikë që të fshehin anëtarësinë ndaj hape partinë zoti Basha!

Së bashku do ta fitojmë këtë garë dhe do dalim më të fortë.

Të fundit