Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denoncimet e Kryemadhit për inceneratorët, Veliaj: I ka ndërtuar bashkë me Metën

Denoncimet e Kryemadhit për inceneratorët, Veliaj: I ka ndërtuar

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur denoncimeve të kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila nxori fakte të reja nga dosja e inceneratorëve.

Në një lidhje për News 24, Veliaj u shpreh se nuk e dëgjon prej kohësh Kryemadhin dhe se gjithçka që deklaron kryetarja e LSI, sipas Veliajt, është ndërtuar me Ilir Metën.

“Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Janë muhabete të brenda familjes së tyre, se i kanë ndërtuar me burrin e vet. Për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

 

Latest news