Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Duel botëror”, Rama flet për miqësinë me Soros dhe Erdogan, vlerëson prsidentin Vuçiç

“Duel botëror”, Rama flet për miqësinë me Soros

Marrëdhëniet e ngushta të kryeministrit Rama me multimiliarderin amerikan George Soros dhe djalin e tij Alexander, janë tashmë të njohura jo vetëm në Shqipëri dhe në rajon, por thuajse në të gjithë botën. 

Në një intervistë për televizionin malazez “A Plus”, Rama ka pranaur se miqësia e tij me Soros dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan nënkupton një ‘konflikt’ apo siç ai e ka quajtur një ‘duel në shkallë botërore’.

"Unë jam, për shembull, një mik shumë i mirë me George Soros dhe Recep Tayyip Erdogan. Ju e dini. Dhe ky është një nivel më i lartë konflikti. Le të themi gjithashtu, një duel në shkallë botërore”, ka thënë Rama.

Rama foli edhe për problemin e Kosovës, marrëveshjen e propozuar franko-gjermane mes Beogradit dhe Prishtinës, marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të cilin nuk hezitoi të bëjë ‘avokatin’ si gjithmonë.

“E ndoqa deklaratën e fundit të presidentit Vuçiç nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por ai tregoi respekt”, komentoi Rama.

Latest news