Flash News

E-TJERA

Ndërtimet pa leje në Sarandë, pezullohet oficeri i Policisë Gjyqësore, masa sigurie për 4 ish-zyrtarë të IVMT-së

Ndërtimet pa leje në Sarandë, pezullohet oficeri i Policisë

Prokuroria e Sarandës ka zgjeruar hetimet për çështjen e ndërtimeve pa leje, duke kërkuar masa sigurie ndaj pesë personave, mes tyre një oficer i Policisë Gjyqësore dhe katër ish-zyrtarë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT).

Nën hetim janë ish-kryeinspektori i IVMT-së, Eduard Veliu, ish-inspektorët Romelio Kadena, Ilia Gjika dhe Elvis Memushi, si edhe oficeri i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Sarandës, Irakli Koçiaj. Ata dyshohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Mosmarrjes së masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Me vendim të gjykatës, oficeri i Policisë Gjyqësore është pezulluar nga detyra, i është ndaluar dalja jashtë vendit dhe është detyruar të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve.

Ndërkohë, për ish-kryeinspektorin Eduard Veliu është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, me mundësinë e zëvendësimit të saj kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë lekësh.

Për tre ish-inspektorët e tjerë të IVMT-së është vendosur masa “detyrim për paraqitje” pranë Policisë Gjyqësore.

Latest news