Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë: U ushtrua dhunë shtazore

Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë: U

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër ndërhyrjen e policisë gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, duke e cilësuar atë si një akt “egërsie shtazore” ndaj qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se protestuesit nuk po ushtronin dhunë, por po mbanin një qëndrim paqësor.

“Unë kam parë, përveç Goxhajt që Edi Rama e ka shpallur agjent të SHIK-ut, edhe shumë të tjerë që absolutisht nuk po kryenin asnjë akt dhune. Përkundrazi, po mbanin një qëndrim, mund të them, edhe dashamirës ndaj policëve, po u ofronin ujë në atë vapë të tmerrshme”, u shpreh Berisha.

Ai u ndal edhe te pamjet e shoqërimit me forcë të një protestuesi, duke i krahasuar ato me ngjarjet e ndodhura në Zvërnec.

“Skena me atë djalin me bluzë të zezë rikujtonte skenën e Zvërnecit. Edhe atë djalin e zvarritën katër-pesë burra metra të tëra. E çfarë kishte bërë ai? Asgjë, u lirua. Pra, ishte një egërsi shtazore e dëshmuar ndaj protestuesve”, deklaroi kreu i PD-së.

Latest news