E-TJERA

Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona

Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona

Dy aksidente rrugore janë regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Pogradecit, në Qafë Plloçë dhe në aksin Pogradec–Qafë Thanë, duke shkaktuar lëndimin e dy drejtuesve të mjeteve.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën e re të Qafë Plloçës, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë përgjumja gjatë drejtimit.

Ndërkohë, një tjetër aksident është shënuar në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka humbur gjithashtu kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe hetimet po vijojnë.

Latest news